2010/10/29 - 12:00
Tetori duket se është shndërruar në muaj të përurimeve të projekteve të shumta të realizuara nga buxheti i komunës dhe donacionet e ministrive të vendit dhe atyre ndërkombëtare Kështu, në këtë kuadër, të premten në Rrezar ish- Irzniq, Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës, bashkë me familjar të dëshmorëve, në një atmosferë festive ku ishin të pranishëm zyrtar komunal dhe qytetar të shumët, kanë përuruar unazën moderne rrugore dhe stadiumin e futbollit, projekte këto për të cilat nga buxheti i komunës dhe një donacion i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, janë investuar 65 mijë euro.
“Ndërtimi i unazës rrugore në udhëkryqin e këtij fshati nga i cili shpërndahen rrugët e asfaltuara në drejtim të zonave rurale, ishte një domosdo”, ka thënë kryetari Selmanaj, i cili tutje ka treguar se pos unazës moderne në kuadër të saj, është instaluar edhe ndriçimi dhe janë ndërtuar oaza të gjelbra, të cilat bashkë i japin pamje urbane këtij vendbanimi dhe lehtësojnë qarkullimin e komunikacionit. Me rastin e përurimit të stadiumit të futbollit, Kryetari Selmanja, ka falënderuar ndihmën e MBPZHR për ndërtimin e këtij objekti të rëndësishëm për zhvillimin e sportit. Siç tha ai, në këto hapësira tani do të zhvillohen garat në futboll, pasi që këtë vit, është bërë riaktivizimi i klubit të futbollit Deçani. Pasi ka folu për rëndësinë e realizimit të këtyre dy objekteve, ai iu ka thënë të pranishmeve se, brenda këtij viti, komuna do realizon edhe një mori projektesh tjera, që do të përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve.
Ramë Daci, qytetar i këtushëm, ka thënë se, banorët e këtij fshati dhe fshatarëve rreth tij, mirëpresin realizimin e këtyre dy projekteve, të cilat, sipas tij, kanë domethënie të madhe për këtë qendër rurale. Ai, është shprehur se këto fshatra kanë nevoja edhe të tjera, siç janë, uji për pije, kanalizimi, rrjeti elektrik dhe projekte të tjera që do jenë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies të qytetarëve.