Republika e Kosoves

Deçan

Në vigjilje të “Epopesë së 24 Marsit në Dukagjin” Komuna e Deçanit, Drejtoria e Arsimit dhe SH.F.M.U “Heronjtë e Dukagjinit” patën aktivitet të ngjeshur aktivitet ky nën përkujdesjen e kryetarit të komunës z.Bashkim Ramosaj.

2018/03/23 - 8:50

Në vigjilje të “Epopesë së 24 Marsit në Dukagjin” Komuna e Deçanit, Drejtoria e Arsimit dhe SH.F.M.U “Heronjtë e Dukagjinit” patën aktivitet të ngjeshur aktivitet ky nën përkujdesjen e kryetarit të komunës z.Bashkim Ramosaj.

SH.F.M.U “Heronjtë e Dukagjinit,, pas homazheve në Kompleksin Memorial ,, Dëshmorët e Kombit,, në Gllogjan patën një program kulturo- artistik për të nderuar dhe kujtuar ngjarjen e 24 Marsit 1998, pra njëzet vjet më parë dhe odiseadën e nxënësve të kësaj shkolle të cilët ditën e sulmit të forcave serbe në Familjen Haradinaj ishin shoqëruar dhe shpëtuar nga më e keqja nga mësimdhënësit Lumnije dhe Bekim Avdiu.

Këtu u theksua dhe vlerësua kontributi i dy protagonistë

 

ve të kësaj ngjarjeje kur fëmijët e kësaj shkolle mbetën në shtetrrethim nga forcat militare e policore serbe, mësimdhënësit Lumnije Avdiu dhe Bekim Avdijaj të cilët nuk i braktisen fëmijët por me vetëmohim i depërtuan drejt fshatit Novosellë të Gjakovës me qëllimin e vetëm mos të pësojnë fëmijët nga sulmi i asaj dite. Gjatë ditës u vizitua edhe SH.F.M.U”Shtjefen Kurtaj” në Novosellë ku u pritën drejtuesit e DKA-së së komunës së Deçanit dhe të SH.F.M.U”Heronjtë e Dukagjinit” të fsh Gllogjan. Në shkollën e Novosellës i pritën nga drejtori z.Tunë

 

Frrokaj , mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Të pranishëm ishin drejtori i DKA-së z Qazim Maloku me stafin e tij , Famullitari i kishës së Novoselles zotni Dom Sopi drejtoresha e shkollës znj Lumnije Aviu, Bekim Avdiu, komuniteti i të dy shkollave. Pati fjalime e falënderime si dhe evokime të ngjarjes së 24 Marsit nga drejtori z. Frrokaj dhe drejtoresha Lumnije Avdiu protagoniste bashkë me z.Bekim Avdija si dhe një fjalë përshëndetëse nga drejtori i Arsimit z.Qazim Maloku, përshëndetje kjo dhe në emër të kryetarit të komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj i cili gjendej në një vizitë të shkurtë në shtetin e Austrisë.

Aktiviteti i kësaj ditë në prag të përvjetorit të 24 Marsit vazhdoj me një Akademi në sallën e Asamblesë Komunale kushtuar Odiseadës së nxënësve të Shkollës fillore të Gllogjanit atëherë me emrin” Hasan Prishtina” Në fillim u shfaq një dokumentar kushtuar kësaj ngjarjeje me titull “Shpëtimtarët e pëllumbave” dokumentar ky i RTK-së Të pranishmit i përshëndeti në emër të Kryetarit z.Bashkim Ramosaj dhe të DKA-së në Deçan z.Qazim Maloku, ku midis të tjerave foli për heroizmin e z.Ramush Haradinaj,bashkëluftëtarëve dhe Familjes Haradinaj, duke përmendur dhe kujtuar rënien heroike të Luanit të UÇK-së në kufirin artificial në mes shqiptarëve kufi ky që ai kurrë se përfilli deri në rënien heroike dhe me rëniën e Komandantit legjendar Adem Jashari Serbia mendoj se uli moralin dhe guximin e shqiptarëve, harruan së ishin gjallë vëllezërit e Luanit që i dolën zot atdheut dhe me 24 Mars treguan se kjo tokë ka zot theksoj ndër të tjera duke potencuar heroizmin dhe guximin e Lumnijes dhe Bekimit në ditën kritike si dhe ndihmën e kishës dhe fshatit Novosellë tha drejtor i Arsimit, për të vazhduar edhe zv Ministri Heset Sahiti i cili në emër të tij dhe Ministrit zBytyqi përshëndeti këtë aktivitet dhe ndau mirënjohje në emër të Ministrit për Znj.Lumnije Adiu dhe z.Bekim Avdiu i cili shoqërohej nga këshilltari politik i Ministrit të Arsimit z.Shkodran Imeraj. Pati adresim para të pranishmëve edhe nga drejtoresha Lumnije Avdiu dhe Bekim Avdiu të cilët sollën para të pranishmëve kujtime dhe emocione të cilët ishin protagonistë të ngjarjes së 24 Marsit dhe shpëtimit të fëmijëve nga sulmi i ashpër i asaj dite!

Nga Komuna e Deçanit gjegjësisht Kryetari i komunës u ndanë Mirënjohje për protagonistët dhe post mortum për dëshmorët Gazmend e Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj si dhe dëshmorët e rënë në objektin e shkollës në ofenzivën e gushtit ’98 Enver e Orhan Halilaj si dhe u shfaq një program artistik nga nxënësit e shkollës”Heronjtë e Dukagjinit” dhe aktorin i njohur Betim Shehu.
Zyra për Informim !