Nis gjysmëvjetori i dytë shkollor në 20 shkolla të komunës së Deçanit
2011/01/11 - 12:00
Si në ter Republikën e Kosovës po ashtu edhe në komunën e Deçanit raportohet të këtë filluar në mënyrë të rregullt procesi mësimor ,përkatësisht gjysmë vjetori i dytë për vitin shkollorë 2010/2011në 20 shkollat fillore dhe të mesme të kësaj komunë.
Drejtori i Arsimit pranë Kuvendit komunal në Deçan Qazim Maloku ,bëri të ditur se procesi mësimor ka nisur në të gjitha shkollat dhe nuk ka ndonjë pengës në ndonjërën shkollë që të mos filloi mësimi .Gjatë pushimit në gjysmëvjetorin e parë kemi shfrytëzuar maksimalisht që të bëjmë sanimin e disa dëmeve të vogla në disa shkolla dhe ato janë përfundua më kohë , po ashtu kemi sanuar ngrohjen qendrore në Gjimnazin ,,Vëllezërit Frashri ’’ që ka qen problem kryesor për 1200 nxënësit e kësaj shkolle si dhe kemi zgjedhur problemin më ujë që kishte ky objekt shkollorë. Po ashtu Maloku bëri të ditur se tashmë dy shkolla të kësaj komune janë pavarësuar nga shkollat amë që ishin .Shkolla e mesme e ulet në fshatin Baballoq ,,Dëshmorët e Bablloqit’’ tashmë është pavarësuar nga shkolla e mesme e ulët ,,Drita ‘’ e Gramqelit, si dhe shkolla e mesme e ulët ,,Kuvendi i Verrave të Llukës’’ në fshatin Llukë e Epërme është pavarësuar nga shkolla e mesme e ulët ,,Lidhaj e Prizerenit’’ në Deçan.
Për këto dy shkolla më procedura të rregullat është hapë konkursi për emërimin e drejtorëve të rin në këto shkolla ku në shkollën ,,Kuvendi i Verrave të Llukës ‘’ ësht emëruar drejtoresh e kësja shkolle Besarta Tahirukaj , ndërsa në shkollën ,,Dëshmoret e Baballoqit ’’prite që se shpejti të emërohet drejtori pas përfundimit të procedurave të rregullta.