Republika e Kosoves

Deçan

Njoftim për takimin e KFP-së dt.26.04.2019/e premte/, në ora 11:00

2019/04/24 - 11:09

Kuvendi i Komunës së Deçanit

01.Nr.IV

Deçan,dt.23.04.2019

Bazuar në nenin 52  të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëj këtë:

F T E S Ë

Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e IV-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet me dt,26.04.2019/e premte/, në ora 11:00, në Sallën e Konferencave në katin e tretë të Komunës.

Për mbledhje propozoj këtë:

Rend pune

 

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
  2. Shqyrtimi i raportit analitik të shpenzimeve për vitin 2018,
  3. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores Komunale për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Deçanit,
  4. Shfuqizimi i Vendimit 01.Nr.II-2 për caktimin e lokacionit për deponi inerte dhe i

Vendimit 01.Nr.II-3 për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të kompanisë komunale të pastrimit “Higjiena”.

  1. Shqyrtimi i propozimit për ndarjen e mjeteve financiare për organizimin e Festivalit “Eshkë e Ndezur mbi Shkelzen”,
  2. Shqyrtimi i kërkesave,
  3. Të ndryshme.

 

Kryesuesi i KPF-së: