Për festën e Bajramit, ndihmonën njëqind familje nga komuna e Deçanit
2010/09/12 - 12:00
Për festën e Fitër Bajramit, njëqind familje të varfra janë ndihmuar me nga një pako ndihmash, në vlerë prej 30 eurosh.
Përveç familjeve skamnore, me pako të tilla, janë ndihmuar edhe disa familje të dëshmorëve, në gjendje të vështirë ekonomike. Këto pako janë grumbulluar nga ndihmat vullnetare të bizneseve të kësaj komune, siç janë: „Liridoni“, „Bonita“, „Hypermaket KU“, etj. Në kuadër të kësaj ndihme, njëmijë euro, nga të ardhurat e tij, ka ndarë edhe kryetari i Komunës, Rasim Selmanaj. Miftar Dina, i cili sapo merrte pakon e tij, pasi është falënderuar, në emër të gjithë përfituesve, ka thënë se ky aksion ka shtuar shpresat se nuk do të harrohen të varfëritë, ndaj edhe ka kërkuar që këto ndihma, të jenë tradicionale, jo vetëm gjatë festave, por gjithë herë kur kanë nevojë.
Ndryshe, Komuna e Deçanit, është njëra ndër komunat më të varfra në vend, me shkallën më të ultë të punësimit dhe fuqi të vogël ekonomike, për tu ndal në ndihmë skamnorëve.