Republika e Kosoves

Deçan

PËRFUNDOI MBLEDHJA E KOMITETIT PËR POLITIKË DHE FINANCA, E KATËRTA PËR KËTË VIT.

2024/04/27 - 6:46

PËRFUNDOI MBLEDHJA E KOMITETIT PËR POLITIKË DHE FINANCA, E KATËRTA PËR KËTË VIT.
Mbledhjen e udhëheqi Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtare tjerë.
Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika;
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën 01 Janar – 31 Mars 2024;
3. Ridestinim i mjeteve buxhetore nga Mallrat dhe Shërbime në Subvencione;
4. Raporti i mbledhjes së parë të vitit 2024 të KKSB-së;
5. Shqyrtimi i propozim vendimit për hartimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Dhunën në Familje;
6. Shqyrtimi i kërkesave;
7. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet me dt: 30.04.2024.