Përkujtohen dëshmoret dhe martirët e qytetit të Deçanit
2010/05/31 - 12:00
Deçani të dielën ka përkujtuar 9 dëshmoret e kombit dhe 13 martiret e këtij qyteti të ren në altarin e lirisë .Përfaqësues institucionale, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së , bashkëluftëtar te të rënve ,familjar dhe qytetar të shumtë kanë vendosë kurora më lule dhe janë përulur para lapidarit të dëshmorëve ku skaliten emrat e tyre në qytetin e Deçanit.
Nderi lavdia dhe guximi i takon atyre që ranë për lirin e vendit, ndërsa ne duhet të punojmë më shumë që amanetin e tyre ta dërgojmë në vend tha nder të tjera kryetari i organizatave të dala nga lufta Abdyl Mushkolaj, ndërkaq familjaret e të rënëve pohojnë se edhe pas 12 viteve kujtimi për më të dashurit tonë është i freskët dhe ndjenja që të jeni kudo bashkë nuk harrohet harrohet letë por mbi të gjitha jemi krenar që bit tanë dhanë jetën që në të te jemi të lirë.