Republika e Kosoves

Deçan

Përkujtohet Shkëlzen Haradinaj dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla ”

2018/04/16 - 3:55

Sot shënohet 19-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneralit Shkëlzen Haradinaj (komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit) dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilajt, Fatmir Nimanajt dhe Luan Nimanajt, të rënë në betejën e Maznikut.

Homazhe kanë ber i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , nënkryetar z.Sami Cacaj,përfaqësues të organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së , familjarë të Dëshmorëve , invalid dhe veteran të luftës , deputet të parlamentit të Kosovës ,kryetar komunash dhe shumë qytetarë. Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe

sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.

Rënia e Shkëlzenit që kishte bërë gjashtë vjet luftë pa kompromis, ishte një humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar.

Shkëlzen Haradinaj është vëllai i gjeneral Luan Haradinajt, i cili kishte rënë më 6 maj të vitit 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptare, deri sa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë .Po sot homazhe do të mbahen edhe tek shtatorja e Heoit Shkëlzen Haradinaj në Pejë si dhe   Akademi përkujtimore  në Kino Teatrin ,,Istref  Begolli’’ në Pejë.