Republika e Kosoves

Deçan

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj u dekorua me titullin “Qytetar Nderi” në Deçan

2024/06/24 - 8:33

Sot, nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj në sallën e Kuvendit të Komunës u mbajt Seancë Solemne, ku u dekorua me titullin “Qytetar Nderi” Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj.
Ky titull i është dhënë si vlerësim për kontributin e tij dhënë shqiptarëve të Kosovës, në proceset më të rëndësishme që ka kaluar populli ynë në rrugën deri tek liria dhe pavarësia dhe tani si President i Republikës së Shqipërisë, në përfaqësimin dinjitoz dhe mbështetjen e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë, në përçimin e frymës së vëllazërisë, bashkëpunimit dhe solidaritetit si vlera që ngrenë lartë ndërgjegjen kombëtare.
Kryetari Ramosaj citoj faleminderit Shkelqësia juaj, President z. Bajram Begaj, për nderimin dhe respektin që na dhatë ne dhe qytetit të Deçanit duke pranuar këtë titull të jeni Qytetar Nderi i Komunës së Deçanit!