Republika e Kosoves

Deçan

Qeveria me 700 mijë euro mbështet projektet kapitale në Deçan

2010/10/06 - 12:00

Qeveria e Kosovës, në takimin e fundit me qëllim të mbështetjes së projekteve kapitale në Deçan, nga buxheti i saj ka ndarë 700 mijë euro.

Këtë e ka bërë publike të mërkurën, kryetari i Komunës Rasim Selmanaj, i cili pasi ka falënderuar Qeverinë e vendit, nuk ka fshehur gëzimin për krijimin e mundësive për realizimin e projekteve kapitale në komunën e tij. Ai ka treguar edhe për mbështetje të Qeverisë dhe të disa ministrive të vendit për projektet të cilat po realizohen në Deçan, sidomos në infrastrukturën rrugore, kanalizimin e ujërave të zeza, palestrës sportive etj.“Jam i kënaqur me mirëkuptimin dhe përkrahjen e institucioneve të larta të vendit”, është shprehur ai, duke besuar në mbështetje të reja donacionesh për projektet të cilat janë në pritje të realizimit të tyre. Kryetari Selmanaj, i cili është shprehur optimist edhe në përkrahjen e projekteve të tjera, siç ka thënë ai, të dorëzuara në dikasteret me ministrive dhe të Qeverisë së Kosovës.
Donacionet qeveritare në vlerë prej 700 mijë eurosh, bashkë me parat e ndara nga buxheti komunale dhe participimet e qytetarëve do të na mundësojnë realizimin e 6 projekteve kapitale dhe të rëndësisë jetike për qytetarët e kësaj komune. Kështu e ka komentuar këtë donacion qeveritar, Ramë Melaj , drejtor i Drejtorisë Komunale për Urbanizëm. Sipas tij së shpejti do të fillon puna në realizimin e këtyre projekteve, duke renditur këtu asfaltimin e rrugës Polana-Drenoc-Prejlep, rrjetin e kanalizimit në Drenoc, ndërtimin e rrjetit primar të ujësjellësit në Isniq, asfaltimin e rrugës të lagjeve Tahirsylaj dhe Osmanaj, po ashtu në Isniq dhe asfaltimin e rrugës që lidhë fshatrat Gramaqel dhe Shaptej. Në tri projekte, punët do të fillojnë së brenda kësaj jave, kurse në ndërkohë do të zhvillohen procedurat e nevojshme edhe për projektet tjera, ka thënë Melaj, i cili ka sqaruar se për këto projekte nga buxheti i Komunës janë ndarë 15o mijë euro, kurse në këtë kundër nuk ka munguar as participimi i qytetarëve.