Republika e Kosoves

Deçan

Ramosaj priti Kryetaren e Parlamentit, Vjosa Osmani në takim

2020/09/08 - 2:48

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim , Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës Vjosa Osmani , e shoqëruar nga deputetet Haxhi Avdyli, Albena Reshitaj dhe Mimoza Kusari Lila .
Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj i njoftoi për se afërmi lidhur më situatën në komunën e Deçanit , për projekte të cilat janë duke u realizuar , për ato të cilat janë realizuar , sfidat më të cilat po përballët Institucioni komunal sidomos ditëve të fundit për pengesat që janë paraqitë në realizimin e ëndrrës se qytetarëve të komunës Deçanit për ndërtimin rrugës Deçan-Plavë të cilën e quajmë edhe ,,Rruga e Jetës’’
Kryetari Ramosaj tha se potencialin që ka trashëgimia natyrore në komunë e Deçanit, vështirë që mund të gjendet në ndonjë vend andaj në më të drejt po kërkojmë që të kemi një zhvillim më të mirë në komunën tonë të krijojmë kushte më të mira për fëmijët tanë , të rrisim edhe mundësinë e krijimin të një mundësie më të mirë për banorët e komunës së Deçanit që të sigurojnë një ekzistencë të familjes duke Zhvilluar Turizmin.
Si Kryeparlametarja Osmani , poashtu edhe Deputetet u zotuan se do të jenë më të zëshëm karshi situatës së krijuar në Deçan, duke shtuar se ne jemi këtu për të treguar se në ketë rrugëtim nuk do të jesh vetëm në realizimin e këtyre projekteve në të mirë jo vetëm të qytetarëve të komunës së Deçanit por edhe gjithë vendit.