Republika e Kosoves

Deçan

SHFMU ,,Lidhja e Prizrenit,, organizoi orë letrare me Poezi në Gjuhën Angleze

2018/11/20 - 2:21

Në sallën e Asamblesë  Komunale në Deçan,  janë mbajtur garat Komunale në gjuhën Angleze.  Më këtë rast, Kryetari i Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj,  ka shpërndarë mirënjohje për dy mësueset nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat në Kosovë qëndrojnë me projektin e Korpusit të Paqes.

Më këtë rast Kryetari Ramosaj, ka falënderuar  prindërit dhe nxënësit pjesëmarrës, gjithashtu nxënësve që kanë fituar garën Komunale ju ka uruar suksese ne garat Republikane. Më këtë rast ka falënderuar mësueset Vlora Molliqaj dhe Albulena Haxhosaj duke i inkurajuar Drejtoret e shkollave të Komunës se Deçanit që të pranojnë vullnetarë nga Korpusi i Paqes, pasi që është në të mirën e nxënësve të komunës sonë. Gjithashtu kryetari Ramosaj ka shprehur mirënjohjeje për familjet e Brahim Osajt dhe Fekri Qufaj, në të cilat familje po qëndrojnë Znj. Rachel Wirt dhe Brighet Daughton të cilat u nderuan me Mirënjohje nga Komuna e Deçanit sot.