Republika e Kosoves

Deçan

Shoqëria civile përkrahin shpalljen e gjendjes emergjente në pyjet e Deçanit

2010/08/25 - 12:00

   
          Bartja e kompetencave për menaxhimin e Pyjeve, për shkak të gjendjes të prerjeve ilegale dhe me “letra”, e ka detyruar kryetarin e Kominës, Rasim Selmanaj, të shpallë gjendjen  emergjente dhe masat përkatëse për dalje nga kjo situatë e rëndë.

          Shkatërrimi i pyjeve të kësaj komune është karakterizuar me një debat të nxehtë i organizuar nga klubi i debatit “Deçani”në mbështetje të Fondacionit gjerman “Friedich Elbert Stiftung”, në të cilin merrnin pjesë është deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, zyrtar të MBPZHR, të Komunës dhe ekspert të pylltarisë. Vendimi për shpalljen e masave emergjente në pyjet tona, të cilat vazhdojnë të shkatërrohen sa ka qenë detyrës është edhe i drejtë, ka thënë Rasim Selmanaj, kryetari i komunës, i cili ka këmbëngulë se “askush nuk mund ta ndalojë zbatimin e vendimit të tij”, duke treguar se që tani po prodhon efekte dhe ka marrë përkrahjen e të gjithëve dhe njëkohësisht edhe mobilizimin e të gjitha institucioneve lokale dhe në nivel qendror.
          Edhe Naser Rugova, deputet në PRK dhe kryetar i Komisionit Parlamentar për BPZHR dhe MPH, pasi është shprehur i kënaqur për efikasitetin e bartjes së kompetencave nëpër komuna, ka thënë se komunat tani duhet tregojnë fuqinë e tyre në mbrojtje, menaxhim dhe kultivim të pyjeve të cilat janë degraduar tani një kohë të gjatë.”Kryetari i Deçanit, Selmanaj, për vendimin e tij aktual do të këtë mbështetjen e Komisionit Parlamentar, sepse të gjithë duhet bashkuar në mbrojtje të kësaj pasurie kombëtare”. Sipas tij këto masa janë një shembull se çka mund të bëjnë komunat, ndërkohë ai ka kërkuar angazhimin e ekspertëve, por edhe të qytetarëve për hartimin e një Ligji të ri për pyjet e vendit. Po ashtu edhe pjesëmarrësit tjerë  kanë përkrahur  vendimin kryetarit Selmajan dhe gjitha masave që do të mirën në parandalimin e prerjeve ilegale.