Republika e Kosoves

Deçan

Takim me delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

2022/07/07 - 8:02

Kryetari i komunës, z.Bashkim Ramosaj ka pritur në takim  delegacionin nga IOWA USA, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me qëllim binjakëzimin e qyteteve të Kosovës me qytetet e IOWA-së.

Me shumë kënaqësi prezantuam qytetin tonë, bukuritë, potencialin turistik që ka Deçani, arritjet dhe vështirësitë që kemi në përmbushjen e synimeve që ia kemi vënë vetes.

Kryetari ka falënderuar për vizitën kolonelin e Gardës Kombëtare të IOWA-së z.Todd Jacobus, rreshtere majore znj.Rachel Fails dhe rreshter i klasit të parë z.Bruce Roe dhe uroj që bashkëpunimi dhe miqësia mes shteteve tona të vazhdojë gjithmonë!