Republika e Kosoves

Deçan

Takohet Bordi i Drejtorëve, debatohen temat për seancën e KK-së

2010/09/17 - 12:00

          Në takimin e rregullt të Bordit të Drejtorëve, kryesuar nga kryetari Selmanaj, është debatuar lidhur me temat të cilat do të shqyrtohen në seancën e radhës të Kuvendit Komunal.

          Kryesuesi z. Jashar Dobraj, ka kërkuar nga zyra e kryetarit dhe nga drejtoritë komunale t’i parashtrojnë materialet e tyre për shqyrtim dhe marrjen e vendimeve në seancën e radhës. Si temë kryesore ka dominuar, miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm dhe përcaktimi i prioriteteve për investime kapitale. Lidhur, me këtë u tha  se për aprovimin e buxhetit kërkohen 2/3 e votave në Kuvend,ngase kështu përshkruhet edhe në Statutin përkatës.
          Gjatë debatit u tha se në këtë seancë duhet të trajtohen edhe tema të tjera, siç janë disa nga projekt rregulloret dhe vendime të ndryshme me interes për komunën dhe qytetarët e saj. Megjithatë, rendi i punës do të shqyrtohet edhe në seancën e radhës të KPF-së e planifikuar të mbahet 7 ditë para seancës së KK-së.