2019/11/11 - 1:53
Komuna e Deçanit ka kohë që ka nxjerr një vendim që të gjitha varrezat e Dëshmorëve dhe të martireve të luftës së UÇK-së, të jen te ndërtuara njëjte, kjo nismë e mbarë është duke vazhduar në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit aty ku janë varrezat e Dëshmorëve.
Në fundjavën që lamë pas kanë nisur dy Kompleksë njëri në fshatin Carrabreg i Epërm dhe në fshatin Gramaqel.
Në fillimin punimeve të fshatin Carrabreg i pranishëm ishte i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj, nënkryetar z.Sami Cacaj, kol.Abdyl Mushkolaj , drejtori për menagjimin e monumenteve z.Bislim Zogajn, deputeti z.Rasim Selmanaj i cili ka qene insistues për realizimin e këtyre dy projekteve më kërkesën e asamblistëve të AAK-së të këtyre lokaliteteve.
Ky projekt i nisur do të përjetësoi amanetin e Dëshmorëve dhe të rënëve për Lirinë e këtij vendi .