2022/01/31 - 3:20
E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Hajdar Sutaj, ku prezent ishte Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj , nënkryetar z.Sami Cacaj, drejtor të drejtorive komunale, shoqëri civile dhe qytetar është mbajte mbledhja e I-rë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit për vitin 2022,
Për ketë takim ishte propozuar ky rend pune :
1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2.Zëvendësimi i anëtarëve të Kuvendit që kanë dhënë dorëheqje dhe dhënia e betimit solemn të anëtareve të rinjë që kanë marrë mandatin
3.Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2022
4.Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe si mbledhjeve të KPF-së për vitin 2022
5.Shqyrtimi dhe miratimi i-Rregullores për Punë të Kuvendit,
6.Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në Komitetin e Komuniteteve ,
7.Marrja e vendimit për rritjen e buxhetit komunal të vitit 2021 nga të hyrat vetanake të vitit 2021
8.Themelimi I Komisionit për Emërtimin ,Riemërtimin e Shesheve , Rrugëve , Rrugicave dhe Vendeve të tjera publike ,Komision I cili do të bëjë edhe ndryshim-plotësimin e Rregullores për punën e tij(Rregullore e punës së Komisionit për emërtimin , Riemërtimin e Shesheve ,Rrugëve ,Rrugicave dhe Vendeve të tjera Publike)
9.Themelimi I Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Komunale ,,Higjiena’’ SH.A
10.Shqyrtimi I Model Rregullores për Shërbimet Publike Komunale ,
11.Të ndryshme
Pas shqyrtimit dhe miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar është bë zëvendësimi i anëtarëve të Kuvendit që kanë dhënë dorëheqje ,z.Sami Cacaj-Nënkryetar i Komunës ,znj.Agnesa Vokshi-Drejtoresh e Shëndetësisë , Punës dhe Mirëqenies Sociale , betimin e kanë dhënë znj.Lulavere Qorraj-Selmanaj, z.Fekri Qufaj nga radhët e AAK-së
Edhe pikat 3,4 dhe 5 me shumicë votash janë miratuar në kuvend ..
Pika e 6-të e rendit të ditës më shumicë votash është miratuar mbase janë zëvendësuar dy anëtar nga Komiteti i Komuniteteve ..
Poashtu më shumicë votash , pas një debate pozitë -opozitë dhe arsyeshmërisë së dhen është miratuar pika e 7-të e rendit të ditës lidhur më rritjen e buxhetit komunal të vitit 2021 nga të hyrat vetanake të vitit 2021, ne vlerë mbi 208.684.01 euro, ku ishte planifikuar që në vitin 2021 rritja e buxhetit të jetë 646,165.00€ ku në total kapë shifrën 855,032.01€
Seanca ka vazhduar më pikën e 8-të themelimin e Komisionit për Emërtimin, Riemërtimin e Shesheve, Rrugëve, Rrugicave dhe Vendeve të tjera publike, Komision i cili do të bëjë edhe ndryshim-plotësimin e Rregullores për punën e tij ( Rregullore e punës së Komisionit për Emërtimin, Riemërtimin e shesheve, rrugëve, Rrugicave dhe Vendeve të tjera publike).
Komisioni ka këtë përbërje nga të gjitha subjektet politike :
1.Yllarta Thaqi-AAK
3.Floriana Hulaj-AAK
5.Skender Kurmehaj- LDK
7.Mon Selmonaj – PDK
Në ketë seancë në pikën 9-të është themeluar Komisioni Komunal i aksionarëve të Ndërmarjes Publike Komunale “Higjena” Sh.A.
1.Lendita Berisha –AAK
2.Armend Loshaj –AAK
Ky komision do të plotësohet në ditët në vijim edhe më një anëtar nga egzekutivi komunal.
Në pikën 10-të lirdhur më Shqyrtimin e Model Rregullores për Shërbimet Publike Komunale, për këtë model rregullore është debatuar nga të gjitha subjektet politike poashtu edhe janë dhëne arsyeshmërit nga zyrtarët përgjegjës ka marrë dritën e gjelbër për proceduar të mëtutjeshme për të ju nënshtruar diskutimeve publike dhe kthimit prapë në kuvend për miratim.
Në të ndryshme është diskutuar për gjendjen me pandeminë Covid-19 në shkolla e Komunës së Deçanit, ku sipas Drejtorit të Arsimit z.Bekim Vishaj, aktualisht janë të infektuar 128 nxënës dhe 21 mësimdhënës dhe 3 shkolla janë duke zhvilluar mësimin në variantin C.
Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale znj.Agnesa Vokshi bëri të ditur nga dt.15.01.2022 ka rritje të numrit të infektuarve në komunën e Deçanit , aktualisht kemi raste aktive shumë gjë e cila e pamundëson që te jem afër secilit me ndihmë financiare. Në QKMF-në ,,Adem Ukëhaxhaj’’ në Deçan , çdo ditë kryhen edhe testime për Covid-19 nga ora 11:00-13:00.Teste ka të mjaftueshme tha Drejtoresha. Për rastet me COVID-19 ka fole edhe z.Halil Tolaj, Drejtor i Inspekcionit duke ber thirrje për vaksinim.
Në të ndryshme u diskutua edhe për mundësin e ngritjes së një Komisioni për elaborimin e pronave qe ndodhen ne kuadër të Parkut Nacional.
Në ketë seancë u dakorduam qe në seancën e muajit shkurt të ftohet menaxhmenti i Kompanisë Rajonale të Ujësjellsit ’’Hidrodrini’’SH.A për të raportuar për sistemin e ujësjellësit dhe furnizimin me uji të pijes nga Qershori 2021 deri me tani.