Republika e Kosoves

Deçan

U binjakëzuan Komuna e Deçanit dhe Komuna e Plavës

2013/09/24 - 12:00

 
                             Ka vite që është përfolur, dhe janë marrë iniciativa për binjakëzimin e Komunës së Deçanit dhe Komunës së Plavës s ë Malit të Zi, kjo gjë është arritur tash. Dje me datë 24 shtator 2013 është nënshkruar në Plavë të Malit të zi edhe zyrtarisht binjakëzimi në mes të këtyre dy Komunave. Në aktin solemn të binjakëzimit dy kryetarët e Komunave Rasim Selmanaj i Komunës së Deçanit dhe Orhan Shahmanoviq i komunës së Plavës, kanë deklaruar se Plava e Deçani historikisht kanë pasur marrëdhënie të mira ndër njerëzore, në të gjitha fushat e jetës.  1234773_480907738673525_1804238391_n.jpg1233454_480907778673521_171134356_n.jpg

Kryetari i Komunës së Plavës Orhan Shahmanoviq deklaroi me këtë rast se ndihet me fat si kryetar komunë që po nënshkruan këtë memorandum të binjakëzimit “ Unë jam njëri me fat sikurse edhe kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, që sot e përmbyllëm iniciativën e kamotshme për binjakëzimin e këtyre dy komunave. Shpresojmë se edhe ky binjakëzim i sotëm të jetë një arsye që sa më shpejt të nisë edhe ndërtimi i rrugës Deçan Plavë. E kamë thënë dhe vazhdoj të them se edhe unë, edhe kryetari Selmanaj do vazhdojmë të shtrojmë trysni tek dy qeveritë tona që ky projekt madhor për dy shtetet të realizohet” ka deklaruar Shahmanoviq.

Në anën tjetër Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj është shprehur se Deçani e Plava do të kenë bashkëpunim në shumë fusha të jetës” Ne deklaruam se qytetarët e këtyre dy Komunave kanë pas lidhje të gjata,në të gjitha sferat e jetës. Përmes këtij binjakëzimi, lidhjet tona me Plavën vetëm sa do të vazhdohen dhe do të forcohen edhe më shumë. Ne tashme edhe në meny institucionale do të bashkëpunojmë në fusha të ndryshme, si në turizëm, pylltari blegtori, por edhe në sfera të tjera. Ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë do të bëhet për këtë kemi marrë edhe mbështetjen e qeverisë. Pas ndërtimit të kësaj rrugë, dhe me binjakëzimin që ne e bëmë sot Plava e Deçani, do të rrisin format e bashkëpunimit, e nga këto do të përfitojnë qytetarët e dy komunave tona” ka deklaruar Selmanaj.