Republika e Kosoves

Deçan

U MBAJT DËGJIMI I PARË BUXHETORE

2024/06/20 - 9:27

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, u mbajt dëgjimi publik buxhetor me qytetarët. Duke filluar kështu cikli i parë i dëgjimeve, që lidhet me planifikimin e hershëm buxhetor dhe përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore – (KAB) 2025/2026.
Grupi punues ka përgatitur një dokument të veçantë të buxhetit dhe ndarjeve buxhetore.
Drejtoresha e Financave, znj. Dafina Cacaj, prezantoi mundësitë buxhetore për vitin 2025.
Kërkesat dhe pyetjet që u parashtruan nga të pranishmit, morën përgjigje konkrete nga drejtoresha Cacaj.