Republika e Kosoves

Deçan

U mbajt mbledhja e III-të e rregullt e Komitetit për Komunitete.

2024/03/16 - 3:00

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete.
Në takim morën pjesë, anëtarët e Komitetit për Komunitete, Policia e Kosovës, OSBE, dhe UNMIK-u.
Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i informoi për pikat e rendit të ditës të këtij takimi.
Për mbledhje ishin propozuar këto pika të rendit të ditës:
1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Raport nga ZLK;
3. Raport nga Drejtoria Komunale për Arsim rreth gjendjes aktuale me vijushmërinë e nxënsëve te komunitetit jo shumic në shkolla;
4.Të ndryshme:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
Procesverbali miratohet një zëri pa asnjë vërejtje nga të gjithë anëtarët e Komitetit..
Raporti i ZLK-së sa i përket raportit të ZLK-së, Shaban Pejqinoviq raportoj për punët e zyrës së Komitetit të Komuniteteve. Ai tha se zyra që udhëheq ai, gjatë këtij muaji nuk ka pasur ndonjë rast të personave të riatdhesuar.
Raport nga Drejtoria për Arsim ku raportoj, z. Ramiz Bajramaj rreth gjendjes aktuale të shkollave në komunen e Deçanit.