Republika e Kosoves

Deçan

U mbajt mbledhja e Vl-të e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës

2024/11/26 - 8:48

Mbledhja u kryesua nga Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj, të pranishëm ishin anëtarët e Kuvendit, drejtorë të Drejtorive Komunale, zyrtarë komunal.
Për rend dite ishte propozuar kjo pikë:
1. Shqyrtimi i Propozimit të Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe marrja e Vendimit për shpalljen “QYTETAR NDERI”, z. Besnik Fana Nënkolonel në Ushtrinë Shqiptare.
U miratua Vendimi për shpalljen “QYTETAR NDERI” i Komunës së Deçanit, z. Besnik Fana.