Republika e Kosoves

Deçan

U mbajt takimi i parë për themelimin e Këshillit Publik-Privat

2024/11/04 - 9:52

Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj së bashku me Drejtorin për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Isuf Demhasaj mbajten  takimin e parë për themelimin e Këshillit Publik-Privat, një mekanizëm jo-formal dhe këshilldhënës që synon të forcojë bashkëpunimin mes sektorit publik dhe privat në zhvillimin e projekteve lokale.
Themelimi i Këshillit Publik-Privat mbështetet nga Aktiviteti i USAID-it Qeverisja e Pronës, ku mori pjesë edhe drejtoresha e këtij aktiviteti, znj. Jennifer Ober, e cila tregoi rëndësinë e këtyre ndërmarrjeve në zhvillimin ekonomik lokal dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes së pronës dhe klimës investuese në Komunën e Deçanit.
Me sektorin privat u diskutua mbi sfidat dhe çështjet e ndërlidhura me menaxhimin, dhënien dhe këmbimin e pronës komunale, partneritetin publiko-privat dhe mbështetjen e bizneseve me pronare gra.