2010/10/05 - 12:00
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës z.Rasim Selmanaj , në pallatin e kulturës “Jusuf Gërvalla” Deçan,dhe ne kuadër të shënimit të 65-vjetorit të lindjes së patriotit dhe atdhetarit ,,Jusuf Gervalla’’
në pranin e një numri solid shikuesish është mbajtur java e filmit shqip. Gjatë këtij manifestimi kulturor gjatë katër ditëve u shfaqen 16 filma të metrazhit të shkurtër kryesisht të autoreve kosovarë të cilët trajtojnë tematika të ndryshme .Të gjithë filmat e shfaqur gjatë kësaj jave ka qenë I ngjeshur me tematika të ndryshme dhe shumë interesante, të cilat janë pëlqyer nga shikuesit
Filmat e shfaqur gjatë kësaj jave janë: ,,Kujtimet e Nënës ’’ i Astrit Krasniqit, ,,E kuqja ’’ Gazmend Nela , ,,Teshtitja ’’ Sabri Pajaziti , ,,Kështjella e Arbënisë” Nimon Muqaj , ,,Matanë Lumit’’ Ilirjana Himaj, ,,Njeriu në Rrota ’’ Ismet Sijarina, ,,Detyrat e Shtëpisë ‘’ Alban Gashi , ,,Ëindoës XP’’ Ujkan Hysaj, ,,Vdekja Solemne’’ Ilir Kabashi, ,,Magjia e zezë’’ Isak Duraku, ,,Intervista’’ Burim Haliti, ,,Kosova 9/11’’ Burbuqe Berisha , ,,Anarchy’’ Denis Berisha, ,,Shneta ’’ Arsim Halili , ,,Mesazhi ‘’ Besnik Zogaj dhe filmi ,,Për ditëlindje” në regjinë e Besim Ugzmajlit. Pavarësisht, numri solid I shikuesve, java e filmit në Deçan, ka lënë mbesa për përpjekjet e regjisorëve tanë në trajtimin e temave shumë interesante dhe mjaftë domethënëse për aderuesit e artit të shtatë. Lidhur me këtë manifestim kulturor, regjisori Astrit Krasniqi, ka thënë se “përkundër numrit solid të shikueseve, java e filmit në Deçan ishte e suksesshme”.