Urime festat e fundvitit
2010/12/31 - 12:00
Qytetar të nderuar!
Kaluam një vit të suksesshëm. Deçani me rrethinë ka bërë ndryshime të mëdha, të cilat reflektojnë në zhvillim dhe shpresë për një jetë më të dinjitetshme . Me buxhetin tonë,donacionet e Qeverisë dhe kontributin tuaj, kemi realizuar projekte në vlerë afër 6 milion eurosh,kemi ndërtuar një administratë efektive,shërbime efikase, transparencë dhe llogaridhënie .
Megjithatë, i vetëdijshëm për nevojat e mëdha, angazhimet tona nuk do të mungojnë as në vitin e ardhshëm dhe besoj se do të kemi investime edhe më të mëdha se këtë vit. Duke ju përgëzuar për festat e fundvitit, uroj suksese dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët, familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës, veteranëve, familjarëve te të pa gjeturve. U dëshirojë një vit të mbarë dhe zotohem se edhe në vitin 2011 do të jemi bashkë në angazhimet që na presin drejtë ndërtimit të një komune më të zhvilluar .
Për shumë mot Gëzuar . Me respekt:
Kryetari i komunës
Rasim Selmanaj