Republika e Kosoves

Deçan

Kultura

Deçani veçohet me një trashëgimi kulturore që e karakterizojnë kullat. Ndër kullat më të njohura në këtë pjesë janë:

  • Kulla e Osdautëve (fshati Isniq shekulli 19);
  • Kulla e Kuklecëve (fshati Isniq shekulli 17-19);
  • Mulliri i Tahir Sadrisë (fshati Isniq shekulli 19);
  • Mulliri i Shabanajve;
  • Mulliri i Demukajve;
  • Mulliri i Mushkolajve;
  • Mulliri i Binakajve;
  • Mulliri i Mazrekajve dhe Manastiri i Deçanit;
  • Kompleksi i kullave në fshatin Dranoc;
  • Kompleksi i kullave në Gllogjan;
  • Kulla në Gramaqel;
  • Kulla e Demukajve -Deçan
  • Kulla e Mushkolajve në Deçan.
  • Kulla në Beleg-Zukaj
  • Kulla në Pozhar –Berisha
  • Kulla e Gecve –Llukë  e Ulët
  • Kulla Muze e Jusuf Gërvallës -Dubovik
  • Kullat në fshatin Belle

 

Pallati i kulturës në qytet, mundëson zhvillimin optimal për të gjitha krijimtaritë kulturore – artistike.

Në komunë funksionon edhe teatri i qytetit në të cilin zhvillohen aktivitetet kulturore. Janë edhe 2 shoqata kulturo-artistike të cilat veprojnë në komunën e Deçanit: Shoqata Kulturore Artistike “Isuf Gervalla”  dhe Trupa e Rapsodëve “Dervish Shaqa” po ashtu është formuar edhe Grupi i Valleve  ë qytet.

 

Një ndër aktivitetet kryesore kulturore që organizohet në komunën e Deçanit është: Festivali gjithëkombëtar i folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkelzen”, festivali i fëmijëve “Ardhmëria”, turniri në shah “24 Marsi” , turniri në futboll të vogël “Luan Haradinaj”.