Republika e Kosoves

Deçan

Pozita Gjeografike


Komuna e Deçanit   /   Pozita Gjeografike

          Komuna e Deçanit ka pozitë të mirë gjeografike, shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, me 37 fshatra , me 40.954 banorë dhe me Qendër Administrative në Qytetin e Deçanit. Ka një sipërfaqe prej 288.40 km2 ose 28.840 ha, ku janë:

  • 940,4 ha / tokë pjellore
  • 420 ha / pyje dhe
  • 479,6 ha / kullosa

Territori përbëhet nga:

  • Ultësira, që është pjesa e rrafshit te Dukagjinit dhe;
  • Në pjesën e lartësisë gjeografike – bjeshkët (Alpet Shqiptare).

Në kufirin kadastral kufizohet me:

  • Në perëndim kufizohet më Junikun.
  • Në veri-perëndim kufizohet më Malin e Zi.
  • Në veri kufizohet më Komunën e Pejës.
  • Në jug-lindje dhe jug kufizohet më Komunën e Gjakovës.

          Bjeshkët -Alpet Shqiptare shtrihen në pjesën perëndimore të Komunës së Deçanit.

          Nga lumenjtë kryesor duhet veçuar, Lumëbardhin e Deçanit, dhe Lumbardhin e Lloqanit. Këta dy lumenj burojnë në pjesët më të larta të Bjeshkëve tona.

          Në mbarim të Grykës së Deçanit, gjegjësisht në afërsi të Manastirit të Deçanit, gjendët një burim i ujit mineral.

          Deçani ka klimë kontinentale me dimra të gjatë, në ultësira vërehet prania e ndikimit të klimës mediterane.

          Bjeshkët tona janë më një florë dhe faunë të pasur dhe vlen për të veçuar llojet e drurëve halor dhe gjetherënës siç janë: Pishat, gështenjat që janë të përhapura në gjithë brezin e malor.

          Komuna e Deçanit ndahet në katër zona turistike: Zona turistike e qytetit të Deçanit më rrethinë; Zona turistike e Grykës së Deçanit: Bjeshka e Deçanit, e Roshkodolit, Pleqja, Bjeshka e Baballoqit, e Belegut etj. Zona turistike e Grykës së Lloqanit, Zona turistike e Bjeshkëve të Strellcit.

          Resurset e shumta natyrore si dhe vlerat trashëgimisë kulturore, i mundësojnë komunës së Deçanit zhvillim ekonomik, në veçanti zhvillimin e sektorit të turizmit dhe të bujqësisë.