Sportet më të zhvilluara në Deçan janë: futbolli, hendbolli, atletika etj.
Aktualisht ekipet sportive më të njohura janë:
Në Deçan kemi shoqërinë Bjeshkatare Alpiniste “Shkëlzen Haradinaj” që përfaqëson Deçanin në sportin e Bjeshkatarisë–Alpinizmit. Gjithashtu, janë edhe klubet nëpër shkolla që janë zakonisht ekipet e shkollës të cilat i seleksionojnë arsimtarët e kulturës fizike nëpër shkollat e tyre, aty formohen klube në të gjitha disiplinat sportive, si në: Hendboll, Volejboll, Futboll, Basketboll, Ping-pong, Atletikë, etj. Këto ekipe janë të gjinisë femërore dhe mashkullore dhe marrin pjesë në gara në mes shkollave qofshin gara komunale apo me karakter më të gjerë.