Republika e Kosoves

Graçanicë

Kabineti

PËRGJEGJËSITË

Kryetari i komunës i zbaton përgjegjësitë në vijim:

a) përfaqëson komunën dhe vepron në emër të saj;

b) udhëheq ekzekutivin e komunës dhe administratën e saj dhe mbikqyr administrimin financiar të komunës;

v) ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit Komunal apo komiteteve të tij;

g) ekzekuton aktet e Kuvendit Komunal;

d) emëron apo shkarkon zëvendësit e tij/saj;

gj) emëron dhe shkarkon anëtarët e tij të cilët i ndihmojnë atij në kryerjen e detyrave;

e) organizon punën dhe drejton politikën e komunës;

zh) propozon rregullore apo akte të tjera për miratim në Kuvendin Komunal;

z) propozon zhvillimin komunal, planet rregullative dhe investuese, propozon buxhetin vjetor për miratim në kuvendin e komunës dhe e ekzekuton buxhetin e miratuar;

i) raporton para Kuvendit Komunal për situatën ekonomiko-financiare të komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të komunës, së paku njëherë në gjashtë muaj apo kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi Komunal;

j) mund të kërkojë që Kuvendi Komunal ta shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur konsideron se akti është në kundërshtim me ligjet në zbatim.

k) do të konsultojë nënkryetarin për komunitete për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin jo-shumicë;

ll) aktivitetet tjera që i caktohen nga Kuvendi Komunal.

Kryetari raporton për punën e degës së ekzekutivit çdo tre muaj. Përveç raporteve tremujore, kryetari mund të raportojë përmes zëvendëskryetarëve të tij apo të zyrtarëve të caktuar.