Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka ndarë mirënjohje për institucionet dhe organizatat jo-qeveritare, për të i falënderuar për bashkëpunimin, gatishmërinë dhe kontributin e dhënë, gjatë pandemisë Covid-19; kësisoj, mirënjohje është ndarë për; Korporatën Energjitike të Kosovës, KEDS-in, KRM “Pastrimi“ njësia Obiliq, KRU “Prishtina“, Qendrën Rinore, Këshillin e Veprimit Rinor Lokal dhe HandiKos-in.