Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, mori pjesë në diskutimin publik të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, ku u prezantua dhe u diskutua “Draft Strategjia për Zhvillimin Industrial dhe Mbështetjen e Bizneseve 2030” (Politika Industriale).
Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e këtij dokumenti strategjik i cili shpreh vullnetin e përbashkët që Qeveria dhe Bizneset kanë për të rritur biznesin e që është me interes për kompanitë, punëtorët dhe popullsinë e përgjithshme të Kosovës dhe se efektiviteti i Politikës Industriale do të kërkojë veprime të vendosura, angazhimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Qeverisë së Kosovës, sektorit privat dhe partnerëve zhvillimor ndërkombëtarë në Kosovë.