Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Pandeli Sotiri” në Obiliqin e vjetër, ka shënuar sot ditën e shkollës. Të pranishëm në këtë manifestim ishin: Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me bashkëpuntorë ku u mirëpritën nga drejtori z.Bedri Neziri, stafi arsimor, nxënësit dhe prindërit.
Në këtë manifestim, Kryetari Gashi në fjalen e tij, shprehi mirënjohjen për kontributin e mësimdhënësëve ndër vite,kontributi i tyre është i shenjtë ashtu siç është edhe në ditët e sotme. Personelit arsimor të SHFMU “Pandeli Sotiri”, nxënësëve dhe prindërve, ju uroj Ditën e Shkollës dhe 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, duke theksuar se: “Misioni juaj është i shenjtë, prandaj si institucion komunal ju garantoj se bashkëpunimi ynë në përmbushjen e synimeve tona të përbashkëta do të jetë i vazhdueshëm, përkrahja jonë dhe puna në përmirësimin e kushteve infrastrukturore shkollore si dhe ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie do të jetë e pandalshme.”