Mbledhja e Asambles Komunale të Junikut
2010-02-24

Me datën 22.02.2010 u mbajt mbledhja e radhës e asamblesë Komunale të Junikut .
Ne mbledhje morën pjesë te gjithë asamblistët ,kryetari i komunës z.Agron Kuçi,nënkryetari z.Niman Tofaj dhe gjithë përbërja e re e qeveris komunale ku zotëri Agron Kuçi e njoftoji kuvendin me ketë përbërje te re.
Me datën 22.02.2010 u mbajt mbledhja e radhës e asamblesë Komunale të Junikut .
Ne mbledhje morën pjesë te gjithë asamblistët ,kryetari i komunës z.Agron Kuçi,nënkryetari z.Niman Tofaj dhe gjithë përbërja e re e qeveris komunale ku zotëri Agron Kuçi e njoftoji kuvendin me ketë përbërje te re.
Ndërsa u formuan edhe dy komitete si ne vijim:
Komiteti për politikë dhe financa me përbërje :
- Sinan Gacaferi- Kryesues, subjekti politik AAK
- Rasim Maloku-anëtarë, subjekti politik AAK
- Leonita Jasiqi-anëtare, subjekti politik AAK
- Visar Shehu-anëtarë, subjekti politik LDK
- Vllaznim Maloku-anëtarë, subjekti politik LDD
Komiteti për Komunitete me përbërje :
- Mullah Hysni Hoxha-anëtarë,
- Ali Kasumi-anëtarë,subjekti politik AKR
- Beqë Knushi-anëtarë, subjekti politik LDD
- Ismet Kuqi-anëtarë, subjekti politik LDK
- Ibish Krasniqi-anëtarë, subjekti politik PDK
Si dhe u miratua vendimi per përcaktimin e lokacionit per ndertimin e QKMF-së me votim 10 për ,5 kundër ,0 abstenim në ngastrën kadastrave nr. 2018 me sipërfaqe 1147m2 , e evidentuar në Certifikatën e Pronësisë P-70505038-02018-0, Pasuri shoqërore, dhe një pjesë në ngastrën kadastrave nr. 5075 me sipërfaqe të përgjithshme 254621 m2, e evidentuar në Certifikatën e Pronësisë P-70505038-05075 Pasuri Shoqërore.
Si dhe u aprovuan dy vendime tjera
- U aprovua n Vendimet për bartjen e të hyrave vetanake te pashpenzuara nga viti 2009 ne vitin 2010 .
- U aprovua Vendimi rritjes se te hyrave vetanake për vitin 2009
Vizit e shefit te EULEX-it Yves De Kermabon ne Komunën e Junikut
2010-02-23
Z.Kërmabon theksoi se vizita e ime e parë në Junik ka qenë para pesë viteve prandaj dëshiroj të informohem rreth gjendjes aktuale ngjarjeve të reja për ketë kohë , gjendjen së sigurisë dhe situatën e përgjithshme. Njëherit z. Kërmabo e uroj Kryetarin e ri për marrjen e detyrës.
Z.Kërmabon theksoi se vizita e ime e parë në Junik ka qenë para pesë viteve prandaj dëshiroj të informohem rreth gjendjes aktuale ngjarjeve të reja për ketë kohë , gjendjen së sigurisë dhe situatën e përgjithshme. Njëherit z. Kërmabo e uroj Kryetarin e ri për marrjen e detyrës.
Kryetari i Komunës z. Agron Kuçi theksoi se Komuna e Junikut daton prej vitit 2005 ndërsa si Komunë është formuar nga 13.08.2008, ndërsa me si rezultat e zgjedhjeve lokale të 15.11.2009 dhe balotazhit të 13.12.2009 zgjedhjet e vitit 2009 sot është kjo përbërje e strukturave udhëheqëse dhe njëherit z. Kuçi theksoi se unë e vlerësoi punën e institucioneve të deritashme dhe gjithashtu ceku se do te jem i përkushtuar në avashmin e punëve që na presin dhe do të bashkëpunojmë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare me mediat shoqërinë civile për të mirën e Junikut, gjithashtu nuk do të mungoj bashkëpunimi edhe me opozitën në ndërtimin Komunës së Junikut dhe për një jetë sa më të mirë të qytetarëve prandaj përkushtimi i ynë nuk do të ndalet sepse jemi në konsolidim të institucioneve dhe na presin obligime të mëdha.
Z. Kuçi theksoi se prioritet i yni është ndërtimi i objektit të Komunës i cili veç ka filluar dhe do të përfundoi këtë vit. Ndërsa sa i përket objektivave si objektivë kryesore ndërtimi i rrugës Junik-Bjeshkë e Junikut e cila është si par

Punëtoria për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore
2010-03-04

Me datën 02.03.2010 u mbajt punëtoria Punëtoria për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore ku morën pjesë:
- Përfaqësues nga Komuna e Junikut (grupi punues i PZHK) (8)
- Përfaqësues nga MuSPP HABITAT (4)
Punëtoria u fasilitua nga ekipi i MuSPP/UN-HABITAT dhe i koordinatorja e Komunës .
·Prezantim i shkurtër i çështjeve/sfidave të identifikuara nga profili I PZHK-së në fushën e fatkeqësive natyrore si dhe qëllimeve/objektivave.
·Diskutim i orientuar drejt gjetjes së mënyrave/projekteve që qojnë në arritjen e objektivave të dala nga punëtoria e Ohrit dhe njëkohësisht u plotësuan me objektiva te reja ne mënyre qe kjo fushe te mbulohet sa me mire.
Po ashtu nga kjo mini punëtori dolën edhe projektet që qojnë në realizimin e objektivave të cilat më gjerësisht epen në raport për PZHK.
Nga kjo mini punëtori dolën edhe disa detyra dhe veprime qe duhet te ndërmerren ne vazhdim njëkohësisht vlerësohet si e arritur e larte ne kompletimin e hartimit te PZHK-së

DETYRAT DHE VEPRIMET PËR TU NDËRMARRË
PROJEKTET E DALA NGA PUNËTORIA
PIKAT KRYESORE