Komuna e Obiliqit organizoi “Marshin Multietnik” | 2017-05-19

18601399_10212589494837381_180568169_n.jpg

 Me sloganin “Të ndryshojmë botën me duart tona”,  sot Komuna e Obiliqit ka organizuar “Marshin Multietnik”, që ka për qëllim promovimin e dialogut ndërmjet komuniteteve të gjashtë komunave.

Shtegu për nga Sheshi “Aziz Zhilivoda”,  deri në fshatin Grabovc përkatësisht tek “Guri i Plakës”,  i priu i  pari i Obiliqit, Xhafer Gashi që të kalojë 16 kilometra rrugë për të arritur tek caku.

Ky marsh ishte për të promovuar jetën e përbashkët në multietnicitet.

Kryetari Xhafer Gashi me këtë rast tha se ky 16-kilometërsh ka për qëllim promovimin e multietnicitetit dhe se komuna e Obiliqit është lidere për bashkëjetesë në paqe me komunitetet.

“Përmes këtij marshi synojnë të përçojmë mesazhin për paqe dhe jetesë të përbashkët ndërmjet të gjitha komuniteteve në këtë komunë, por edhe në tërë vendin”, tha ai.

Kryetari Gashi ka falënderuar institucionet e sigurisë, ndihmën e shpejtë, Drejtorinë e Kulturës në komunën e Obiliqit për këtë organizim, i cili sipas tij, ka dhënë mesazh për paqe dhe ndryshim të jetës në komunitet.

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, e lavdëroi Komunën e Obiliqit për këtë nismë.

“Kjo është një ditë e mirë. Është mirë që të rinjtë të njohin njëri-tjetrin dhe të respektojnë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.. Falënderoj kryetarin Gashi për këtë marsh. Çdo herë do të kujtojmë se kjo nismë ka filluar në Obiliq”, ka thënë ai.

Ky marsh filloi nga qendra e qytetit dhe përfundoi në fshatin Grabovc.

 

Homazhe pranë lapidarit të martirëve të familjes Aliu | 2017-05-17

  18578772_10212571151538810_1831356952_n.jpg

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi së bashku me bashkëpunëtorët e tij, bënë homazhe para lapidarit të martirëve të familjesë Aliu.

Me këtë rast, kryetari Gashi u tha familjarëve të martirëve që të jenë përherë krenar dhe se sakrificën e tyre për këtë liri që e gëzojmë sot, Kosova nuk do ta harrojë.

“Ne si institucione do të punojmë pa ndalur në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit, në mënyrë që atyre që  e gëzojnë sot lirinë pas sakrificave të mëdha të këtij populli, t’ju ofrojmë një jetë më të mirë”, u shpreh kryetari Gashi.
 

Turnir në Futsall | 2017-05-17

18578736_10212572651336304_1426157866_n.jpg

 Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike në bashkëpunim me profesorët e edukatës fizike dhe me DKRS- sektori i Sportit, organizojnë turnirin në futsall me të gjitha shkollat e mesme të ulëta dhe ato të mesme të komunës tonë.

Turniri u mbajtë në Palestren e Sporteve "Adem Jashari". Hapjen e këtij turniri e bëri kryetari i komunës Xhafer Gashi, i cili së pari falenderoi SHPKF për aktivitetet dhe punën e tyre, e pastaj duke u dëshiruar suksese nxënësve edhe njëherë u zotua në përkrahje të tyre, zhvillimit dhe sukseseve të Sportit e Rinisë në përgjithësi.

Në fund u ndan edhe medaljet për fituesit e vendit të dytë dhe të parë:

-Vendi i parë i takoi ekipit nga shkolla:"Hasan Prishtina"

-Vendi i dytë i takoi ekipit nga shkolla:"Abdurrahmon Gërguri"

Bashkë drejtë sukseseve!

 

Nënshkuhet Marrëveshja e Mirëkuptimit për pastrimin e lumit Sitnica | 2017-05-15

18446888_254022501732507_4261330926240919722_n.jpg

 Kryetari i Komunës Xhafer Gashi, së bashku me ministrin e  Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit për pastrimin e lumit Sitnica.

Pastrimi i këtij lumi, ka qenë kërkesë e vazhdueshme që komuna i ka drejtuar Ministrisë së Ambientit, kjo për faktin që kosto e saj ka qenë e papërballueshme për buxhetin e komunës sonë.

Vlera e këtij projekti është, 152,000.00 €.

Me realizimin e tij, do të evitohen vërshimet e shumta si dhe dëmet e tokave bujqësore që ndodhen në afërsi të këtij lumi.

Kryetari, Xhafer Gashi e falënderoi ministrin Ferat Shala për përkrahjen në realizimin e këtij projekti.

 

Kryetari Gashi priti përfaqësues të KFOR-it | 2017-05-11

18448139_10212518809030280_198561401_n.jpg

 Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi priti sot përfaqësues të KFOR-it finlandez të përfaqësuar nga udhëheqësi i ri të kësaj komande, Tapani Kaiutio.

Tema për të cilën biseduan në këtë takim ishte çështja e sigurisë.

z Gashi i njoftoi ata për gjendjen e sigurisë në komunën e Obiliqit, për të cilën u tha se është stabile.

Gjithashtu, kryetari Gashi gjatë këtij takimi i njoftoi përfaqësuesit e KFOR-it edhe për punët që janë bërë dhe janë duke u kryer në komunën e Obiliqit.

Përfaqësuesi i KFOR-it, Tapani Kaiutio e falënderoi kryetarin Gashi për pritjen që u bëri dhe i tha se janë në gjendje gatishmërie që ta ndihmojnë këtë komunë me të gjitha mundësitë që i ka KFOR-i.

 

Kryetari i Komunës ndau shpërblimin e vendit të parë në Gjilan | 2017-05-07

18342558_251057885362302_1930384253726893819_n.jpg

 Sot, Kryetari i Komunë z. Xhafer Gashi dhe njëheri bashkëluftetarë i heroit të Kombit Agim Ramadani i ndau shpërblimin për vendin e parë në turnir memorial të Peshkatarisë "Agim Ramadani" 2017.

Turneu Memorial i Peshkatarisë "Agim Ramadani" është mbajtur për herë të 17 -të për të përkujtuar heroin Kombëtar 'Agim Ramadani' i cili edhe vetë ishte marrë me peshkatari.

Ky turnir u mbajte në brigjet e liqenit të Livoqit të organizuar nga Federata e Peshkatarisë Sportiv-Rekrativ e Kosovës dhe Shoqta e Peshkatarisë së Gjilanit .

 

Kryetari i komunës, Xhafer Gashi, mbikëqyrë punimet | 2017-05-06

18301440_250672728734151_4607390970600239587_n.jpg

Kryetari i komunës, Xhafer Gashi, mbikëqyrë punimet që janë duke u realizuar në asfaltimin e rrugëve në fshatrat Millosheve e Bakshi :

Millosheve Rr: " Muhaxheri dhe Rr:Dëshmorët", në fshatin Bakshi.

 

Qyteti i Obiliqit po bëhet edhe me një park të ri | 2017-05-05

18337016_1522570071108891_1770758557_n.jpg

 Drejtori i Mbrojtjes të Mjedisit Arben Berisha, sot ishte i ftuar nga zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli. Qëllim i këtij takimi ishte nënshkrimi i projektit për parkun e Qytetit.

Obiliqi po bëhet edhe me një park të ri prej 4000 metra katrorë.

 Punimet e këtij parku filluan nga sot dhe sipas planit dinamik, këto punime do të zgjasin 90 ditë.

 

5 Maj - "Dita e Dëshmorëve të Kombit" | 2017-05-05

18361252_10212464355308971_166697757_n.jpg

Obiliqi përkujton sot me dhimbje po aq sa me krenari 14 dëshmorët e komunës tonë, 65 martirë dhe 13 të zhdukur.

Homazhet para pllakës së dëshmorëve në qendër të qytetit, nisën aktivitetin në kuadër të "Ditës së Dëshmorëve".

Para lapidarit, kryetari i komunës Xhafer Gashi kujtoi me krenari vepren dhe luftën e dëshmorëve në mbrojtje të atdheut së bashku me SHDL, familjarët e dëshmorëve, bashkëpunëtorët dhe qytetarët.

Akademia përkujtimore me fjalimin e kryetarit Xhafer Gashi, i cili përkujtoi përmes historisë kohërat dhe veprat e dëshmorëve, por edhe të gjithë luftëtarëve, që kontribuuan në mbrojtjen e vendit.

Ai na bëri që t'i thërrasim mendjes dhe t'i lëmë anash interesat partiake e të punojmë në të mirë të vendit duke mbrojtur kështu edhe nderin e atyre që dhanë më të shtrenjtën, jeten e tyre.

"Rinia jonë duhet të kujtoi dy breza njerëzish. Ata që u flijuan, ndërsa ne, punen e tyre duhet ta realizojmë, ata të parët e dëshmuan vetën e tyre, ndërsa ne kemi akoma për të bërë", u shpreh kryetari Gashi.

Akademinë e përshendeti edhe Esat Curri nga SHDL e njëherit babai i dëshmorit Ferit Curri.

Për të kujtuar të rënët dhe për t’i kthyer ata më pranë nesh, nëpër kujtimet tona, u përkujdesen DKRS me artistët e tyre: Hysni Klinaku, Shefki Salihu, Verona Mirena, Bastri Lushtaku, Teatri i qytetit, Daim Zeqiri, të cilët përmes këngës e artit, madhështuan këtë akademi dhe nderuan dëshmorët e Kombit.

 

Lavdi dëshmorëve të kombit!

 

Në mbledhjen e mbajtur sot të Kuvendit të Kosovës | 2017-05-04

18268618_249849788816445_4415116081317247352_n.jpg 

Në mbledhjen e mbajtur sot të Kuvendit të Kosovës, me padurim kemi pritur miratimin e Projektligjit nr. 05/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158.Miratimi i këtij projektligji, do t'i hapte rrugë implementimi të Ligjit për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, konkretisht implementimit të pikës, e cila kërkonë që renta minerare të rialokohet në Buxhetin Komunal të komunës së Obiliqit ku ndodhet njësia biznesore.Fatkeqësisht, Komisioni funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, ka rekomanduar që të mos miratohet në parim ky Projektligj. Arsyeja sipas tyre qëndron që i njejti është në kundërshtim me legjislacionin përkatës në fuqi.Ja rikujtojmë këtij Komisioni, që banorët e komunës së Obiliqit janë duke jetuar në një mjedis ku janë duke u shkelur të gjitha Ligjet në fuqi, janë duke u shkelur të drejtat kushtetuese, madje edhe parimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Nëse për këtë Komision qenka problem që renta minerare të shkoj në buxhetin komunal, që komuna me ato mjete t'u ndihmojë të sëmurëve me sëmundje të kancerit dhe të frymarrjes, të kujdeset për hapësirat e gjelbërta si preventivë ndaj mjedisit të ndotur, të kujdeset për infrastrukturë rrugore që dëmtohet si pasojë e operimit të KEK-ut, të kujdeset për aktivitete sportive e kulturore, etj, at'her ky Komision le të na tregoj se të jetuarit në këtë mjedis dhe në këto kushte, me cilat Ligje është në pajtim??Ne e dijm që Ligjet bëhen për t'i shërbyer qytetarëve dhe jo e kundërta.Po ashtu e dijm, që deputetët janë të thirrur të mbrojnë interesin e qytetarëve dhe jo të bijn pre e politikave ditore. Pra, komuna është e qytetarëve të të gjitha përkatësive politike.Unë si Kryetar edhe pse i përkas subjektit politik të AAK-së, ju shërbej të gjithëve pa dallim, ashtu siç është dashur ta bëjnë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.Andaj, edhe njëherë apelojmë te Kuvendi i Kosovës, konkretisht të deputetët e këtij Kuvendi, që sa më parë të ndërmarrin masa, të rishikohen këto rekomandime, dhe të njejtat të harmonizohen me Ligjin për Obiliqin.

 

Homazhe | 2017-05-03

18268596_249453545522736_960560768507698092_n.jpg

Kryetari Xhafer Gashi së bashku me përfaqësuesi e SHDL, zyrtarët dhe qytetarët, bëri homazhe te varri i dëshmorit Hasan Hasani, me ç'rast përshendeti dhe porositi familjen të jenë përher krenar dhe ta kujtojnë me mburrje baban e tyre si dhe ta nderojmë duke respektuar vepren e tij të gjithë ne.

 

Lavdi dëshmorëve të kombit!

 

Kryetari i komunës, Xhafer Gashi, mbikëqyrë punimet | 2017-05-03

18274758_249183245549766_8177517204551476381_n.jpg

 Kryetari i komunës, Xhafer Gashi, mbikëqyrë punimet që janë duke u realizuar në asfaltimin e rrugës "Dëshmorët", në fshatin Bakshi.

 

Fshatrat Raskovë dhe Bakshi, së shpejti do të bëhen me shkollë të re | 2017-05-02

18268556_249176812217076_6914166407763845138_n.jpg

 Kryetari i komunës, Xhafer Gashi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Agim Spahiu, takuan banorët e fshatrave Raskovë dhe Bakshi.

Në këtë takim u diskutua për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Raskovë, në të cilën shkollë vijojnë mësimin edhe nxënësit e fshatit Bakshi.

Ndërtimi i kësaj shkolle do të bëhet gjatë këtij viti nga Ministria e Arsimit.

Përveç përë këtë projekt, në këtë takim u diskutua edhe për projekte të tjera që janë realizuar dhe do të realizohen në këto dy fshatra.

 

Homazhe në Siboc | 2017-04-30

18221841_248310422303715_7692896403976787672_n.jpg

 Kryetari i komunës Xhafer Gashi me bashkëpunëtorët e tij, përfaqësuesit e Shoqatave të Dalura nga Lufta e UÇK-ës, qytetarët dhe familjarët e dëshmorëve kujtojnë me krenari dhe dhimbje bijtë e fshatit Siboc të cilët në luften e fundit në Kosovë, ranë për të mos vdekur kurrë.

Kryetari Gashi duke falenderuar familjet iu drejtua të pranishmëve me fjalët: "Përvjetorët e dëshmorëve, atyre që nuk kursyen as më të shtrenjtën jetën e tyre, për të vetmen tokë e liri të saj, nuk janë thjeshtë kujtim për emrin apo rënjën e tyre, por mbi të gjitha duke kujtuar këto data ne duhet të kujtojmë vepren e tyre në mënyrë që rruga që ata nisen të vazhdojë me ne, e shteti për të cilin ata luftuan të ndërtohet e zhvillohet ashtu siç ata ëndërronin nëpër betejat e ashpëra e të padrejta përballë armikut”.

Këtë përvjetor e përshendeti edhe z. Musa Kelmendi nga SHDL, i cili thirri për bashkëpunim dhe zhvillim të vendit nga të gjithë.

 

U mbajte mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Obiliqit | 2017-04-28

P1240361.JPG

 Sot u mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal të Obiliqit ku u diskutuan shumë tema të ndryshme. Prezent ishte kryetari i Komunës Xhafer Gashi  me ekzekutivin . Kryesuesi  Adem Preniqi e shpalosi rendin e ditës para ansabelistve.

 1. Arsyetimi për mungesë

2. Aprovimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar

3. Njoftim rreth gjendjes së transportit  publik në Komunën e Obiliqit

4.  Shqyrtimi i kërkesave

5.   Të  ndryshme

 

Vazhdojn investimet në infrastrukturë | 2017-04-27

 P1240353.JPG

Sot filluan punimet për ndërtimin e rrugës "Dëshmorët" në fshatin Bakshi.

Përveç asfaltimit, në këtë projekt përfshihen edhe rrjeti i ujësjellësit dhe ai i kanalizimit.

Shtrirja e projekteve gjithandej komunës sonë, është indikator i qartë, që qeverisja aktuale është duke vepruar në përputhje me praktikat e mira qeverisëse.
 

Takim me grupin e grave | 2017-04-24

18118958_246033949198029_490129912863089754_n.jpg

 Në vazhden e aktiviteteve dhe projekteve komunale në të mirë të qytetarëve tanë, kryetari Xhafer Gashi takoi grupin e grave, për të parë nga afër kërkesat e tyre dhe për të përkrahur projektet e tyre. Në bashkëpunim me kryetarin, DKRS, dhe grupin e grave, sot në sallën e kuvendit, u paraqiten projektet dhe idet nga drejtoresha Fitore Hashani, e cila falenderoi kryetarin Gashi për bashkëpunimin dhe ndihmën e oftuar në kërkesat e grupit të grave, gjithashtu zonja Hashani tregoi se me ndihmen e OSCE dhe kryetarit, do realizohen tri projektet fillestare: Panairi në Mitrovicë, panairi në Obiliq dhe kursi i rrobaqepësisë, për të vazhduar tutje me projektet tjera ku synim i veçantë është fuqizimi i gruas.

Bashkë për një komunë të zhvilluar!

 

Dënohët akti i grafiteve në shkollën fillore në Plemetin | 2017-04-21

P1240310.JPG

 Kryetari i komunës, Xhafer Gashi, ftoj në takim Komandantin e Policisë për Rajonin e Obiliqit, Sejdi Zeqirin, Nënkryetarin për Komunitete, Slavisha Jakovleviç dhe Shefin e Zyrës Lokale për Kthim dhe Komunitete, Slavisha Axhanqiç.

Në këtë takim u diskutua për çështjen e grafiteve që persona ende të pa identifikuar i kanë shkruajtur në shkollën fillore në fshatin Plemetin.

Të gjithë akterët e këtij takimi, e dënuan këtë akt, duke thënë që veprime të tilla dëmtojnë relacionet ndëretnike në komunë  tonë.

Njëkohësisht u kërkua të ndërmerren masa ligjore ndaj autorëve të këtij akti.

 

Homazhe në përvjetorin e dëshmorit Murat Krasniqi | 2017-04-20

P1240309.JPG

 Kryetari i komunës Xhafer Gashi me bashkëpunëtorët, SHDL, qytetarët, vazhdon të nderoi të rënët e lirisë, në përvjetorët e tyre, duke kujtuar kështu të gjithëve sa e shenjtë është vepra e tyre me flijim për liri, prandaj jo vetëm përvjetori por çdo ditë e jona duhet kujtuar me krenari e duke punuar me nder në ndërtimin e zhvillimin e Kosovës.

Për figurën e dëshmorit Murat Krasniqi folën edhe Enver Oruçi-komandant i zonës, Aziz Bici-komandant, Fehmi Mjekiqi-SHDL Obiliq.

Ndërsa përmes vargjeve të poezisë mbesa e dëshmorit, Alma Sadiku, përmbylli kujtimin për të rënët e lirisë.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

 

Homazhe në përvjetorin e dëshmorit Fejzullah Grajçevci | 2017-04-19

17951790_243640296104061_5630007615239268627_n.jpg

 Shoqatat e Dalura nga Lufta, Ekzekutivi dhe qytetarët, nderuan veprën e dëshmorit Fejzullah Grajçevci në përvjetorin e rënjës së tij.Në emër të kryetarit dhe SHDL, familjen e përshendeti përfaqësuesi Arif Krasniqi, ndërsa pjesë nga beteja e luftës së dëshmorit na solli përmes evokimit Fehmi Mjekiqi, i cili njëherit bëri thirrje për unitet dhe respekt ndaj njëritjerit, sepse vetem të bashkuar do ruajme e nderojmë vepren e jetën e të rënëve për liri dhe do zhvillojmë e mbrojmë shtetin tonë.Baca Esat përmes vargjeve të thurura nga vetë ai, ktheu figurën e dëshmorit për familjen, për ne dhe për brezat e rinj, nipat e mbesat!

Lavdi të rënëve për lirin e Kosovës!

 
Duke paraqitur rezultatet 1-20 (of 1199)
 |<  < 1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10  >  >| 

RSS

Sign in