Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Obiliq

NJOFTIM- ANULOHET KONCERTI I AKKV “SHOTA”

2022/11/23 - 11:05

Bashkëqytetarë të nderuar,
Me keqardhje ju njoftojmë se koncerti i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve -AKKV “Shota”, i planifikuar të mbahet nesër, është anuluar për shkak të vdekjes së papritur të anëtarit e instrumentistit të AKKV “Shota”, Mentor Krasniqi.
Për shkak të dhimbjes nga humbja e kolegut është vendim i Bordit drejtues të AKKV “Shota”, që ky koncert të shtyhet për një datë tjetër.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka shprehur ngushëllimet në emër të institucionit për familjen Krasniqi, gjithë AKKV “Shota”, për humbjen e më të dashurit të tyre!
Shpiriti i tij u prehtë në paqen e amshueshme! Ngushëllime!