Republika e Kosoves

Junik

Thirrje për aplikime: Grante për Biznese

2021/09/30 - 11:46

Kjo thirrje bëhet nga “Fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave të tjera të pafavorizuara në pesë komuna të Kosovës”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga OJQ Syri i Vizionit, The Balkan Forum si dhe Komuna e Istogut.

Thirrja e tanishme synon të ofrojë grante të në shkallë të vogël për 20 kompani të ndryshme pesë komunat e Kosovës (Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik) për të zgjeruar krijimin e vendeve të punës për komunitetet e pafavorizuara si të rinjtë, gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe ata nga grupet etnike pakicë (boshnjakë, serbë, romë, egjiptianë, ashkali), veçanërisht ata të moshës 15-30 vjeç.

Për me shumë informata rreth procedurave të aplikimit shkakroni dokumentet këtu https://syriivizionit.org/?page=1,85,826 ose duhet të shkruajnë tek Syri i Vizionit në office@syriivizionit.org në mënyrë që të marrin formularin e projektit.

Projektet duhet të dërgohen me formë elektronike në adresën e-mail: office@syriivizionit.org dhe/ose shërbimin postar të regjistruar tek: “Syri i Vizionit” Isa Demaj 14, 30000, Pejë, Kosovë

Afati i fundit: Ideja e projektit duhet të arrijë deri më 01 nëntor 2021.