Republika e Kosoves

Obiliq

Dy kompani vendore ndihmojnë familjet me asistencë sociale në Obiliq

2018/12/10 - 12:47

Kompanitë “Zero Pozitive” dhe “Stone Castle” kanë ndërmarrë një aksion humanitar në komunën e Obliqit, ku kanë ndihmuar mbi 100 familje në asistencë sociale me pako ushqimore.

Xhafer Gashi, kryetar i Obliqit ka thënë se ky veprim i dy kompanive vendore ka qenë shumë i nevojshëm në komunën që ai qeverisë.

Sipas tij, shumë familje janë në gjendje të rënd sociale dhe me anë të këtij veprimi në një formë atyre do t’i lehtësohet gjendja.

“Jemi shumë mirënjohës, e dimë që në komunën tonë ka shumë nevojë për ndihmë, shpresoj të ardhmen do të ulen rastet sociale”, ka thënë kryetari Gashi.

Ndërsa, Ibush Mjekiqi, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, u shpreh se përzgjedhja e familjeve është bërë në mënyrë korrekte.

Mjekiqi, theksoi se fokusi kryesor ka qenë tek nënat vetushqyese, siç thotë ai gjendja tek këto raste është më e rënd dhe këto pako ushqimore do t’i ndihmojnë sado pak.

Përfaqësuesit e dy kompanive shprehen të lumtur me këtë aktivitet, sipas tyre qyteti i Obiliqt nuk është i vetmi që kanë ndërmarrë këtë inicativë, pasi në vazhdim radhën do të kenë edhe në qytete tjera.

Komuna e Obiliqt është njera ndër komunat që ka më së shumti familje me asistencë sociale.