Kryetari Gashi priti në takim kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Energjitike të Kosovës, z.Nagip Krasniqi
2023/03/08 - 7:10
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot, ka pritur në një takim konstruktiv e përmbajtësor, kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Energjitike të Kosovës, z.Nagip Krasniqi dhe z.Skender Bucolli, drejtor për komunikim me publikun.
Gjatë këtij takimi, diskutuan për tema me interes të përbashkët për të dy palët, ku u dakorduan që të formohet një ekip punuese komunë -KEK dhe të trajtohen temat të cilat u diskutuan përmes një Marrëveshje Bashkëpunimi, siç janë: zgjidhja e problemit të trasesë së rrugës, trajtim urgjent ( rruga: Palaj – Lajthishtë – Siboc – Shipitullë- Graboc ), projekti i koogjenerimit (ngrohja qendrore) kyqja e rrjetit, deponia e mbetjeve inerte caktimin i lokacionit për Obiliq, zhvendosja e varrezave të lagjes Krasniqi, vazhdim i projektit të parkut të gjelbërt, vazhdimi i projektit të brezit të sigurisë nga Instititi i Mjekësisë së Punës deri ne Dardhishtë.
Po ashtu në këtë takim, diskutuan edhe për obligimin e KEK-ut karshi Komunës së Obiliqit, për zbatimin e Ligjit për Obiliqin si dhe tema të tjera me interes afatgjatë, ku normalisht kërkohet koordinim i vazhdueshëm në realizimin e projekteve në shërbim të komunitetit.