Mirësevini në Dragash


Faqja e Dragashit do te jetë faqja, ne të cilën qytetaret e komunës sonë, por edhe me gjere, mund të informohen për punën dhe te arriturat tona, por edhe me preokupimet tona dhe te qytetareve tanë.!

 

Historiku

QYTEZA E DRAGASHIT (SHARRIT)

Dragashi (Sharri), është i ngritur në kufi ndërmjet dy trojeve, të Opojës dhe Gorës. Të dy këto troje paraqesin dy etnitete me gjuhë  të ndryshme. Opoja etnikisht e pastër me shqiptarë e me gjuhën e tyre shqipe dhe Gora etnikisht e pastër vetëm me goranë – myslimanë, me gjuhën e tyre specifike gorane. Kjo qytezë, është qendër Komunale, e cila shtrihet në jug të Prizrenit, në malet e Sharrit, në lartësi mbidetare rreth 1050.m. Ajo lidhet me Prizrenin me  rrugë të asfaltuar rreth 37.km.  Ka mbi 4000 banorë të përzier shqiptarë dhe goranë. Kjo qytezë përmendet relativisht vonë si qendër komunale, diku nga viti 1935. dhe emërtohet  Dragash..

Lajme

Prezantimi i planit zhvillimor Komunal
10 maj 2013

FTESË PËR KONSULTIM PUBLIK
28 prill 2013
 Zonja dhe zotërinj,
Në emër të Fondacionit Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë dhe 7 komunave partnere të programit "Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015", kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojmë në prezantimin publik të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore. Datat dhe axhendat e konsultimeve publike janë paraqitur në faqen vijuese. Ky program, është rezultat i bashkëveprimit të Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) të financuar nga Suedia, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Komunave të Dragashit, Gjakovës, Gjilanit, Kaçanikut, Parteshit, Rahovecit dhe Vushtrrisë. Ky program ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore nëpërmjet hartimit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore dhe implementimin e tyre gjatë periudhës 2013‐2015.
më shumë...

Java e Bibliotekës
22 prill 2013
Në kuader të manifestimit Java e Bibliotekës në Kosovë me karakter ndërkombëtar, i cili është edicioni i 11 me radhë, në Komunën e Dragashit me date 19.04.2013 është organizuar manifestimit Java e Bibliotekës në Kosovë me mbeshtetje të Kryetarit të Komunës dhe Drejtoratit Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kjo ngjarje u ndoq nga mysafirë të shumtë nga sektori i bibliotekës, si dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane.
më shumë...

 

Hyrja


Aplikimi Online




riatdhesimi.jpg

Statuti i Komunës


 
  Propozim Për PVLB

 
 

logo_top.jpg