Historiku

Kaçanikut përfshin pjesën juglindore të Kosovës me sipërfaqe prej 211,13 km², përkatësisht 1,94 % të sipërfaqes së përgjithshme të Kosovës ( 10,887 km² ). Komuna e Kaçanikut përbëhet prej 31 vendbanimeve, 1 me karakter urban dhe 30 rurale, ndërsa kufizohet me komunat e Vitisë, Ferizajt, Shtërpcës dhe në jug me Hani Elezit dhe IRJ të Maqedonisë.

Kaçaniku si qendër administrative – qytezë daton që nga fundi i shekullit XVI, i cili deri në vitin 1891 ishte nahije e Sanxhakut të Shkupit, në Vilajetin e Kosovës. Themelues i parë i kësaj qyteze është Koxha Sinan Pasha i cili ndërtoi xhaminë e cila edhe sot ekziston, një kuzhinë publike (imaret) , një shkollë në afërsi të xhamisë, dy hane, një hamam, kalanë dhe disa mullinj në lumin Lepec.

Sipas regjistrimit të fundit zyrtar të popullsisë, në vitin 1981, Komuna e Kaçanikut kishte 31,072 banorë ( bashkë me Pilot Njësinë Komunale të Hanit Elezit, Hani Elezit që nga Janari i vitit 2007 ka fituar Statusin e Komunës ), ndërsa duke marrë për bazë shkallën vjetore të shtimit të popullsisë së komunës prej 2,96 %, sot komuna jonë ka mbi 40,000 banorë pa komunën e Hanit Të Elezit.

Kaçaniku dallohet me kushte të volitshme topografike dhe klimatike. Përmes grykës së Kaçanikut depërton klima mesdhetare; nga lindja dhe perëndimi depërton klima tipike malore, ndërsa nga ana veriore ndihet ndikimi i klimës kontinentale.

Nëpër Kaçanik kalojnë dy lumenj, lumi Lepenc dhe Nerodime, që me bashkimin e tyre në të dal nga qyteti, kalojnë tok grykën piktoreske të Kaçanikut me tërësi të veçanta mezoreliefë të Kosovës, nga buzët e të cilëve ngrihen malet e rrëpishme që u përkasin masiveve të Sharrit dhe Rodopet.

Kaçaniku kryesisht është vend industrial, mirëpo ekzistojnë kushte të volitshme për zhvillimin e blegtorisë, bletarisë, pemëtarisë, zejtarisë e në veçanti kushte të mira për zhvillimin e turizmit dimëror-sportiv, veror, malor dhe transit.

Nëpër Kaçanik kalojnë magjistralja Prishtinë – Shkup dhe hekurudha Fushë Kosovë – Selanik, e ndërtuar në vitin 1879, ndërsa fakti tjerët se komuna e ka edhe vendkalimin kufitar në Glloboçicë – e bënë Kaçanikun vend të rëndësishëm dhe strategjik në rrafshin ekonomik, turistik, të bashkëpunimit ndërkufitar etj.

 

Resurset natyrore

Resurset minerale:

Kaçaniku ka resurse të mëdha natyrore e sidomos mineraleve të ndryshme si gurë gëlqeror, argjilë por edhe minerale tjera të cilat deri më tani nuk janë hulumtuar. Janë konstatuar rezerva të gurit gëlqeror në kepin e Kaçanikut prej 127 milion tonë dhe po ashtu 25 milion tonë rezerva të gurit gëlqeror në Ivajë, ndërsa ka edhe sasi tjera ende të pa hulumtuara.

Pylltaria:

Komuna ka 12,449.98 hektarë pyje, e cila mbulon 59.1 % të sipërfaqes së komunës. Pronësia i takon ministrisë. Komuna ka numër mjaft të madh të përpunuesve të drurit.

Uji:

Komuna disponon me resurse të mjaftueshme ujore. Përroskat e shumta, dy lumenj (Lepeci dhe Nerodime), burimet natyrore të maleve të Sharrit paraqesin potencial të mjaftueshëm edhe për përdorimin e ujit për industri dhe bujqësi ( meliorime ).

Profili ekonomik

Ndërmarrjet shoqërore

Nga 4 ndërmarrje shoqërore, 2 janë privatizuar ( “Lepeci” dhe “Silcapor” ), . Ndërkaq, NTSH- Tregtia “Sharri” është në procedurë të privatizimit, ndërkohë që nuk merret me veprimtarin themelore por me dhënien e pronës me qira, kurse NPSH “ Sankosi ka statusin e ndërmarrjes aksionare dhe merret me prerje dhe qepje –konfeksion.

Ndërkaq, në komunën tonë po ashtu funksionojnë edhe tri njësi të Ndërmarrjeve Publike të regjionalizuara, “Bifurkacioni”, ndërmarrje për ujera dhe kanalizime, “Pastërtia” për mirëmbajtjen dhe grumbullimin e mbeturinave dhe “Ekonomia Pyjore”, të cilat me aplikimin e reformave organizative nga AKM-ja janë fuzionuar me ndërmarrjet e ngjashme të nivelit regjional.

Sektori privat

Në komunën e Kaçanikut janë 838 biznese të regjistruara me këtë strukturë:

- Tregtia 376 ( 45 %)

- Prodhimi 82 (10 %)

- Ndërtimtaria 51 (6 %)

- Turizmi-Hoteleri 92 (11 %)

- Transporti 161 (19 %)

- Shpedicioni 6 (0.7 %)

- Të tjera 70 (8 %)

Struktura e sipërfaqes tokësore

Pyje : 12,449.098 hektarë

Kullosa : 2367.53 hektarë

Livadhe : 2008.25 hektarë

Ara : 3086.87 hektarë

Kopshte : 1.58 hektarë

Pemishte : 115.90 hektarë

Vreshta : 2.78 hektarë

Tokë jopjellore : 1094.63 hektarë

Çështjet tjera në bujqësi :

- Rendimente të ulëta bimore, si rezultat i copëtimit të ngastrave, mos zbatimi i masave të duhura agroteknike etj

- Mungesa e ujitjes

- Mekanizmit bujqësor dhe makineria bujqësore e vjetruar

- Mos mbjellja e sipërfaqeve bujqësore ekzistuese

- Konkurrenca nga tregu i jashtëm

- Mungesa e subvencioneve ne bujqësi

- Eksploatimi i pakontrolluar i drurit ( prerjet ilegale)

- Rritja e shkallës së ndotjes së ambientit ( krijimi i vend hedhjeve ilegale dhe ndotja e ujërave të lumenjve nga derdhja e ujërave të zeza)

- - Turizmi

Kaçaniku ka resurse të mjaftueshme për zhvillimin e turizmit sidomos dimëror-sportiv, turizmit transit, malor dhe veror. Këtë e mundësojnë shpatet e Sharrit, Luboteni piktoresk, dy lumenjtë, monumentet e shumta kulturo-historike etj. Fakti se komuna e Kaçanikut frekuentohet nga dy pika kufitare, në Han të Elezit dhe Glloboçicë, përmes grykës së Kaçanikut dhe shpateve të Sharrit, është argument në funksion të konstatimit se turizmi ka parakushte të shkëlqyera , duke i shtuar edhe numrin e konsiderueshëm të objekteve hoteliere dhe restoranteve përgjatë rrugëve dhe në vet zonat e pikave kufitare me IRJ të Maqedonisë.

Transporti dhe infrastruktura rrugore

Lidhjet rrugore kryesore që janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kaçanikut janë :

- Magjistralja Prishtinë – Shkup;

- Linja rrugore Doganaj – Glloboçicë, lidhet me Maqedoninë përmes rajonit të Sharrit;

- Rruga lokale që lidhë fshatrat Bob, Kovaçec, Biçec, Nikaj, Malësi, Dubravë, Soponicë dhe Doganaj;

- Rruga lokale që lidhë fshatrat e Runjevës, Stagovës, Kaçanikut të Vjetër dhe Begracës me qendrën e qytetit;

- Rruga lokale që lidhe fshatrat e Gajrës, Ivajës, Kotlinës dhe Glloboçicë me qendrën e qytetit

Monumentet kulturore-historike

Monumentet kulturo-historike begatojnë resurset e shumta turistike në komunën e Kaçanikut.

Kalaja e ndërtuar në fund të shekullit XVI ( në vitin 1595 ) , në qendër të qytetit, është një eveniment i çmuar që tangjentohet nga dy lumenjtë, Lepeci dhe Nerodimja, para bashkimit të tyre në të dal të qytetit. Motel “Kalaja” i ngritur pothuajse në themelet e kalasë, aktualisht nuk zhvillon veprimtarinë hoteliere ( edhe më tutje ka disa familje të strehuara ), prezanton një kompleks atraktiv për vizitorë.

Ndër monumentet e vjetra kulturore që ka mbetur edhe sot është xhamia e Kaçanikut e ndërtuar nga veziri i madh Koxha Sinan Pasha në vitin 1594.

Varrezat e dëshmorëve, Te Dardha, dhe shumë pllaka përkujtimore dhe lapidarë në lokalitete të ndryshme të komunës sonë, i takojnë periudhës së pasluftës dhe paraqesin potencial të bollshëm kulturo-historik të komunës sonë.

 

Rrëfim i Evlija Qelebiu, udhëtarit turk (Marrë nga Koha Ditore, e shtunë 15 nëntor 2008)

Përfaqësuesi i lartë turk i Perandorisë Osmane, Evlija Qelebiu, një udhëtar i pasionuar kishte ndërmarr një udhëtim të gjatë në të gjitha vendet e Perandorisë. Gjatë dhjetorit të vitit 1660, ai bëri një udhëtim nëpër Kosovë.

Ishte mahnitur nga historitë. Kosova është një vend i mbushur me histori kishte shkruar në shënimet që hodhi në letër e të cilat u botuan më vonë në titullin “Libri i udhëtimeve”.

Pjesë nga shënimet

Kaçaniku

Prej këndej morëm udhën drejt lindjes dhe mbërritëm në Kaçanik. Prejardhja e këtij emri ka të bëjë me ndodhinë e disa kusarëve shqiptarë, që dikur kishin bërë një grabitje në Shkup dhe më pas kishin marrë arratinë deri këtu, me shpresë se do të gjenin një vend për të pushuar, por i kapën dhe i masakruan. Prandaj ky vend mori emrin Kaçanlar (“Të arratisurit”), që më pas erdhi e mori trajtën Kaçanik. Më vonë, në vitin ... Sinan Pasha, pushtuesi i Jemenit, ngriti një kala të bukur më mure në hyrjen e grykës dhe në brigjet e lumit Lepenc. Ajo ka trajtë katrore me perimetër 800 hapa. Një e metë është se gjendet në luginë dhe qarkohet nga shumë pika të larta. Kështjella ka një dizdar, një garnizon prej 50 ushtarësh, dy topa dhe një portë. Brenda janë 40 a 50 shtëpi që shërbejnë për strehimin e ushtarëve, por ndërtesa publike nuk ka. Jashtë mureve janë 100 shtëpi të tjera, të gjitha me çati me tjegulla e me kopshte. Në qytet është një xhami e hijshme, pragu i së cilës ka këtë kronogram: “Falë Zotit, një dashamir ka shqiptuar datën e saj: Një tempull i bukur dhe vend lavdiplotë. 100043 (1594). Ka një teqe bektashiane, një shkollë fillore, një han të madh rrëzë një shkëmbi, si dhe një hamam të vogël. Nuk ka kurrfarë gjurmë pazari, sepse Shkupi është afër. Lumi kalon përmes Kaçanikut, vijon nëpër këto lugina dhe shkon me anë të ujësjellësit të Gazi Isa Beut në Shkup, ku shpërndahet haneve, hamameve dhe medreseve – një vepër publike e shkëlqyer. Në Kaçanik ka selinë një kadi me nivel page 150 akçe, dhe kjo detyrë u është dhënë dhuratë për jetë pasardhësve të Vejsi Efendiut nga Shkupi. Administrohet nga një vojvodë dhe bënë pjesë në Sanxhakun e Shkupit.