Republika e Kosoves

Kaçanik

Kuvendi i Komunës mbanë mbledhjen e II-të për vitin 2021

2021/12/29 - 1:52

Kuvendi i Komunës ka mbajtur mbledhjen e II-të të rregullt të Legjislaturës së 7 të Kuvendit  për vitin 2021.

Mbledhjen e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Komunal Kemajl Murseli, ndërsa prezantoi edhe Kryetari I Komunës Besim Ilazi.

Fillimisht u bë betimi solem i anëtares së zgjedhur të Kuvendit të Komunës nga AAK, Rabije Sallahi – zëvendësimi i anëtares së dorëhequr Hafize Sallahi.

Kuvendi miratoi formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa në përbërje të:

Kemajl Murseli – Kryesues( PDK)

Kadri Krivanjeva ( PDK)

Fitore Vishi ( PDK)

Agim Mani ( VV)

Kadrije Lika Troni (VV)

Ardita Rrahmani ( LDK)

Rabije Sallahu ( AAK)

Poashtu kuvendi miratoi edhe formimin e Komitetit për Komunitete në përbërje të:

 

Lejla Muhaxheri Çaka ( PDK)

Arta Avdiu ( VV)

Betim Shala ( LDK)

Ekrem Livoreka (AAK)

Arben Thaçi ( Shoqëria civile).

Kuvendi poashtu miratoi edhe Propozim Vendimin për formimin e komisionit për hartimin e Planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022 dhe Propozim Vendimi për aprovimin e Listës së veçantë të pronave komunale të cilat planifikohen të jepen në shfrytëzim në vitin 2022.

Anëtarët e kuvendit u njoftuan edhe me Raportin Financiar për periudhën Janar-Shtator 2021, të cilin e prezantoi Bahri Selimi- Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim ekonomik. Drejtori Selimi tha se ky raport paraqet performancën më të lartë të të hyrave buxhetore të arritur ndonjëherë më parë. Ai më tutje bëri të ditur se përqindja e realizimit të buxhetit për periudhën Janar- Shtator 2021 është 58.33 % apo 6.24 më e lartë se ajo e vitit të kaluar.

Drejtori Selimi sqaroi se kjo pikë nuk ka mundur të trajtohet më heret për shkak të zgjedhjeve komunale.

Në lidhje me raportin financiar diskutoi anëtari i kuvendit Adnan Reka ( VV) , i cili tha se ky raport paraqet shpërndarje të dobët të buxhetit, ndërsa për raportin në fjalë debatoi edhe anëtari i kuvendit Agim Çaka ( Nisma).

Kjo ishte mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal për vitin 2021.