Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Shaqir Totaj u takua me përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Doĝru yol”

2024/03/25 - 5:55

Kryetari Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Doĝru yol”, që tash e 73 vjet mban gjallë këngën dhe vallen turke në Prizren, për të diskutuar për sfidat dhe planet e vizionin e tyre për këtë vit.
“Do të vazhdojmë t’i mbështesin iniciativat e shoqërive kulturore, pasi ato jo vetëm që e promovojnë trashëgiminë kulturore të qytetit, por, gjithashtu, ndihmojnë në ruajtjen dhe nxitjen e diversitetit kulturor” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.