Drejtoria e Shëndetësisë
Drejtoria e Shëndetësisë është përgjegjëse për detyrat në vijim:
- Është përgjegjëse për sigurimin dhe zbatimin e kujdesit parësor shëndetësor dhe përcjelljen e gjendjes shëndetësore në Komunë, në pajtim me dispozitat ligjore,
- Zbaton mbikëqyrjen profesionale të shëndetësisë primare,
- Planifikon dhe menaxhon buxhetin e drejtorisë, bazuar në nevojat lokale, duke u mbështetur në udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë,
- Mbikëqyr situatat në raste të epidemive ,
- Vlerëson nevojat lokale për shëndetësinë primare, vendos objektiva dhe standarde për kujdesin primar shëndetësor,
- Zbaton dispozitat ligjore dhe vendimt komunale në fushën e shëndetësisë primare,
- Përcakton prioritetet dhe objektivat lokale, konform Strategjisë së kujdesit parësor shëndetësor,
- Mbikëqyrë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe njësitë tjera të përkujdesjes primare shëndetësore,
- Ushtron edhe kompetencat e tjera që dalin nga ligjet e veçanta, nga Statuti i Komunës, aktet nënligjore dhe përgjegjësitë e deleguara nga pushteti qendror.
Organizimi i Drejtorisë së Shëndetësisë
Drejtoria e Shëndetësisë, detyrat dhe kompetencat e veta i ushtron përmes:
- Sektorit të Shëndetësisë Publike,
- Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe njësive të tjera organizative të mjekësisë primare,
- Shërbimit Profesional për Punë Financiare dhe Administrative.