Republika e Kosoves

Prizren

Drejtoria e Urbanizëmit dhe Planifikim Hapësinor

MISIONI

Zhvillimi i ambientit urbanistik në komunën tonë, synon banim kualitativ me standarde të avancuara urbanistike, krijimin e kushteve për zhvillimin e industrisë, rekreacionet, alternativave të ndryshme të transportit duke mos toleruar ngufatjen dhe ndotjen e ajrit, e  respektuar rregullativën ekzistuese ligjore.

Drejtoria si bartëse kryesore e hartimit të detyrave projektuese për planet zhvillimore komunale – urbane dhe planeve rregulluese urbane, përkushtohet maksimalisht e profesionalisht në implementimin e tyre.

Duke lëshuar lejet e ndërtimit, kujdeset për dokumentacionit investivo – teknik dhe përputhshmërinë e tyre me kushtet e dhëna urbano – teknike. Lejon shfrytëzimin e hapësirave publike, mbulon sferën e banimit, dhe bashkëpunon ngushtë me nivelin qendror – Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Agjencinë Kadastral të Kosovës, e në nivelin lokal me QRTK –në dhe Këshilli për trashëgiminë Kulturore të Prizrenit.

VIZIONI

Kujdeset për zbatimin e planeve zhvillimore dhe planeve rregulluese urbane, dhënien e lejeve të ndërtimit në përputhje me rregullativat ekzistuese, kontrollimin e dokumentacioneve investivo – teknike, shfrytëzimin e sipërfaqeve publike në përputhje me rregulloret dhe realizimin e mjeteve financiare, duke paraqitur shtyllën kryesore të të hyrave vetjake në buxhetin komunal, ku publikut, qytetarit, dhe investitorit do t’i sigurohet shërbim efikas e transparencë.  Do mundësohet zhvillimi pa dëmtuar njëra tjetrën dhe palët e përfshira në politikat publike urbanistike të komunës sonë