Për herë të parë në Komunën e Prizrenit, me vendim të Kryetarit Shaqir Totaj, sot u themelua Këshilli Ekonomik Lokal i komunës sonë me përfaqësues të komunitetit të bizneseve, i cili këshill do të merret ekskluzivisht me zhvillimin ekonomik dhe do të fokusohet në hartimin dhe implementimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit ekonomik, një nga prioritetet kryesore të qeverisjes aktuale lokale.