2010/07/16 - 12:00
Komuna e Prizrenit, në mbështetje të organizimit të festivalit të filmit “Dokufest”, qe organizohet në Prizren, me anë të një pëlqimi të përbashkët përkrahim këtë festival edhe me 5954.00 euro.
Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, për këtë festival, ditë më parë kishte vendosur qe të ndajë mjete materiale në lartësi prej 10.000 euro.
Me të cilin i LEJOHET Këshillit Organizativ të manifestimit tradicional – „DOKU FEST 2010“ përkatësisht Drejtorit të festivalit, z. Aliriza Arënliut, organizimin dhe mbajtjen e këtij evenimenti kulturor për shfaqjen e filmave të edicionit të sivjetëm të Festivalit Ndërkombëtar të filmit dokumentar të shkurtër.
Pëlqimi përfshinë këtë axhendë aktivitetesh;
Dt: 20korrik- 8 gusht
Vendosja e kinemasë me skele nga druri dhe metali:
Në afërsi të urës së ngushtë te ujësjellësi regjional te „Lumbardhit“, pllato prej 90 metër katrorë
S=90m2 x 0.25 x 18= 405 €, për shfrytëzim të hapësirës publike.
Dt: 20korrik – 11 gusht
Shfrytëzimi i hapësirës afër restorantit Mullini ,dhe
E destinuar për kampin e pjesëmarrësve të festivalit, ku do të bëhet dhe promovimi i festivalit
S=1000m2 x 0.13x 15ditë= 1950 €, për shfrytëzim të hapësirës publike.
Dt: 20korrik -12 gusht
Vendosja e materialit promovues(reklamat) në këto lokacione;
“Ura e Arastës” (Ura e Kfor-it) me gjatësi të urës.
“Ura e Naletit “me gjatësi të urës.
S=60m2 x 3.3 x 18= 3564 €, për shfrytëzim të hapësirës publike
Dt: 20korrik -12 gusht
Vendosja e banerëve në rrethin në këto lokacione;
“Rrethi Bazhdarhane”
“Rrethi te Ben-afi”
Dt: 25korrik -08 gusht
Vendosja e Doku-Shop pikës së shitjes së biletave te festivalit;
“Sheshi Shatërvan”
S=10m2 x 0.25 x 14= 35.00 €, për shfrytëzim të hapësirës publike
Dt: 30korrik -07 gusht
Bllokimi i rrugës së “Farkëtarëve” nga qarkullimi i automjeteve;
Prej orës 18.00-24.00
Pagesa Totale = 5954.00€
(KO) lirohet nga pagesa duke e pranuar si donacion nga KK-Prizren .
Për mbarëvatjen e këtij evenimenti kulturor dhe evitimin e pengesave eventuale në trafik, asistimi i PK-së në hapësirat dhe intervalet kohore të lartëshënuara është i domosdoshëm.
Ky Pëlqim vlen për intervalin kohor 20.07.2010 – 08.08.2010.
Këshilli Organizativ (KO) është i obliguar që manifestimi të zhvillohet në atë mënyrë që pjesëmarrësve tu mundësohet lëvizje e lirë gjegjësisht zhvillim normal i trafikut dhe të njoftohet opinioni dhe institucionet përkatëse me kohë për mbajtjen e këtij evenimenti.
Vendosja banerave, flamujve, binës apo paisjeve tjera ekspozuese, emituese e promovuese të ekzekutohet konform standardeve aplikative për transmetime publike të ambienteve të hapura duke respektuar standardet e komunikacionit për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve .
Gjatë intervaleve kohore të ndërprerjes së zhvillimit të trafikut për segmentet rrugore të lartëshënuara, KO është i obliguar që të njoftojë pjesëmarrësit tjerë me anë të shenjave përkatëse të komunikacionit.
Anëtarët e këshillit Organizativ obligohen që me përfundimin e festivalit të largojnë të gjitha reklamat e vendosura , pikat informative, banerët si dhe hapësira e shfrytëzuar për kamp gjithsesi të pastrohet dhe të kthehet në gjendjen e mëparme duke e rregulluar gjelbërimin dhe duke pastruar hapësirën.
Anëtarët e Këshillit Organizativ duhet gjithnjë ta kenë me vete Pëlqimin dhe t’ua prezentojnë pjesëtarëve të SHPK-së sa herë që kërkohet prej tyre.
Me këtë Pëlqim paraprakisht duhet të njoftohet SHPK-ja.
Vërejtje:
Pëlqimi i pjesës tjetër të aktiviteteve të kërkuara në këtë Kërkesë, është kompetencë e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimt Hapësinor.
Këshilli Organizativ, pas përfundimit të validitetit të Pëlqimit, duhet të bëjë largimin e banerave, flamujve, binës apo paisjeve tjera ekspozuese, emituese e promovuese dhe sanimin e dëmeve eventuale të shkaktuara gjatë mbajtjes së këtij manifestimi kulturor në hapësirat publike të shfrytëzuara dhe të njëjtat të kthehen si kanë qenë më parë në afat prej 1 (një) dite. KO dhe Drejtori i sajë shkarkohet nga përgjegjësia pas inspektimit dhe pranimit teknik të gjendjes nga organet kompetente komunale.
Paraprakisht njoftohen organizatorët e Festivalit “DOKUFEST” se vitin e kaluar nuk iu kanë përmbajtë kushteve të Pëlqimit 2009, në largimin e reklamave , banerëve apo objekteve të ndryshme, prandaj lusim KO që të jenë më vëmendshëm , në të kundërtën ky organ ka të drejtë të bëjë anulimin e Pëlqimit në fjalë.