Republika e Kosoves

Prizren

Organizohet testi i arritshmërisë

2010/06/29 - 12:00

New-Image.JPGKryetari i komunës prof.dr.Ramadan Muja, vizitoi nxënësit gjatë mbajtjes së testit dhe uroj për suksese sa më të mëdha në këtë test arritshmerie.

Nxënësit dhe arritjet e tyre në mësime janë perspektiva jonë shtetërore dhe për këtë arsye komuna jonë është duke bërë përpjekje maksimale për ngritjen e cilësisë së mësimdhënjës dhe krijimin e kushteve sa më të mira për punë si për nxënësit ashtu edhe për arsimtarët.

Krijimi i hapësirave të reja shkollore, kabineteve, sallave për edukim fizik etj…, do të jenë prioritet i politikave publike dhe investive të komunës sonë edhe në të ardhmen.

Të investosh në dije e kemi të garantuar të ardhmen e ndritur dhe do mund të jemi konsekuent në tregun e dijës evropiane për të udhëhequr dhe menaxhuar institucione relevante ndërkombëtare.

Kryetari i komunës, prof.dr. Ramadan Muja, nga kjo vizitë bërë nxënësve konsideroj se nxënësit e komunës sonë do të arrijnë rezultate të larta në test dhe do të kenë mundësinë për të përzgjedhur drejtimet e dëshiruar për shkollim të mëtutjeshëm në shkollat e mesme të larta të komunës sonë.