2014/02/28 - 12:00
Sipas marrëveshjes gjashtë drejtori do të udhëhiqen nga PDK-ë, tri të tjera bashkë me nënkryetarin do të jenë të AAK-LDD-së dhe nga dy do të kenë komunitetet turke e boshnjake.
Nënkryetar i komunës do të jetë z. Lulzim Kabashi nga koalicioni AAK/LDD.
Drejtorët e PDK-së, do të jenë: Hasan Hasani – Drejtoria e Shërbimeve Publike, Nijazi Kryeziu drejtoria e Urbanizmin dhe Planifikimin Hapësinor, Nexhat Çoçaj do të udhëheqë Drejtorinë e Arsimit, Zyber Rizanaj Drejtorinë e Shëndetësisë, Bedri Bytyqi Inspektoriatin dhe Hazir Shala Drejtorinë për Punë dhe Mirëqenies Sociale
Arhim Ajazi, do të jetë drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga radhët e NDS-së, ndërsa drejtoria e Ekonomisë dhe ajo e Gjeodezisë e Kadastrës do të udhëhiqen nga KDTP-ja, kurse Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurimit do të udhëhiqet nga koalicioni Vakat.
AAK-LDD-ja ka përzgjedhur Mensur Bytyqin drejtor të Zhvillimit e Turizmit, Pal Gecin për Bujqësi dhe Ilir Baldedajn si Drejtorë i Drejtorisë së Administratës Publike