Republika e Kosoves

Prizren

Akademia Diplomatike e Kosovës së shpejti vendoset në objektin me vlerë kulturore-historike në qendër të qytetit të Prizrenit.

2014/01/16 - 12:00

V  E  N  D  I  M
 
      I. PRANOHET si i ligjshëm dhe i bazuar Vendimi i Kuvendit të Komunës për shpronësimin e pronave të paluajtshme të evidentuara si parcela kadastrale me nr. 3106/3 me sipërfaqe prej 60 m², nr.3109/2 me sipërfaqe prej 83 m² dhe nr. 3106/1 me sipërfaqe prej 72 m² nga sipërfaqja e përgjithshme prej 189 m²,  me qëllim që objekti (me vlerë kulturoro historike e rindërtuar me mjete nga buxheti i Komunës) pastaj do të shërbejë ekskluzivisht për nevojat e mbrojtjes e të njëjtit duke i ja dhënë në shfrytëzim Ministrisë për Punë të Jashtme-Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ashtu siç është përcaktuar në Vendimin e Kuvendit të Komunës nr. 01-011-49237 të dt: 23.05.2013.
II. Vendimi për shpronësim në fjalë do të shqyrtohet në procedurë të mëtejme me qëllim të realizimit të projektit në fjalë.
A r s y e t i m
 
            Kuvendi i Komunës me Vendimin nr. 01/11-49237 të dt: 23.05.2013, ka kërkuar shpronësimin e pronave të paluajtshme të cekura si në dispzitivin e këtij vendimi, të cilat gjenden në ZK Prizren sipas fletëve poseduese me të dhënat e përshkruara më afër në kërkesën për shpronësimin nga Kuvendi i Komunës.
            Subjekti kërkues me rastin e paraqitjes të kësaj kërkese, të njëjtës ia ka bashkangjitur të gjitha dokumentet e nevojshme që parashihen në dispozitën e nenit 8. paragrafi 2 dhe 3 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 03/L-139 për shpronësimin e pronës së paluajtshme, me nr. 03/L-205 të dt: 28.10.2010 të Republikës së Kosovës dhe atë:
kërkesën për shpronësim,
kopjet e listave poseduese dhe kopjet e planit për parcelat,
projektin për realizimin e impiantit dhe
dokumentin për disponueshmërin e mjeteve.
Organi shpronësues – Kryetari i Komunës ka pranuar  dhe shqyrtuar Vendimin e Kuvendit të Komunës për shpronësimin e parcelave kadastrale me të dhënat e përshkruara në të njëjtin Vendim si dhe shkresat tjera të cilat i janë bashkangjitur edhe dokumenti përmes të cilit dëshmohet se Komuna e Prizrenit ka siguruar mjete të mjaftueshme financiare për pagimin me kohë të kompensimit në emër të shpronësimit të pjesëve të pronave të paluajtshme sa i përket realizimit të këtij projekti.
            Duke qenë se kërkesa në fjalë është e bazuar u vendos si në diapozitiv të këtij Vendimi dhe në pajtim me nenin 8 paragr. 5 lidhur me nenin 4. të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 03/L-139 për shpronësimin e pronës së paluajtshme nr. 03/L-205 të Republikës së Kosovës. 
 
Me këtë Vendim njoftohet:                                                              Organi Shpronësues:
Subjekti kërkues                                                                               Kryetari i Komunës
                                                                                                             _________________
                                                                                                         Prof.Dr.Ramadan Muja