2013/03/06 - 12:00
Këto procedura janë inicuar nga Ridvan Hoxha i cili , është mbështetur dhe përcjellur nga Sylë Hoxha, kryeprokuror i Gjykatës Themelore të qytetit dhe bashkëpartiak i Ridvan Hoxhës, që nga fillimi dhe në të gjitha fazat e mëvonshme deri tani.
Kjo çështje është politike, është e gatuar dhe e servuar politikisht nga kuzhinat e LDK-së.
RIDVAN Hoxha përfaqëson interesat e ngushta dhe meskine të familjarëve te vet.
Ashtu siç e ka tregimin e vet të sajuar në padi, të pabazë dhe tendencioz RIDVAN HOXHA, poashtu unë kam anën time të detyrave dhe përgjegjësive si kryetar komune.
Qytetarë të nderuar, ndihem krenar për mundësinë që ma dhatë që tju shërbej si kryetar dhe kërkoj mbështetjen tuaj që progarmin e zhvillimit ta qojmë deri në fund.
Jam i gatshëm të jap përgjegjësi dhe të mbrojë me dinjitet veprat e mia dhe të bashkëpunëtorëve te mi, në punën e shenjtë që kemi bërë dhe po bejmë për qytetatrët tanë për familjet Prizrenase, për komunën tonë.
Sigurisht se jemi të gatshëm të besojmë fuqishëm në MISIONIN E EULEXIT dhe me padurim pres, i gatshëm dhe i sigurtë të sqaroj dhe mbrojë më krenari vendimet e mia.
Vendimet e mia ne vetvete përmbajnë vizionin e ri, për zhvillimin e qytetit të Prizrenit.
Në asnjë moment nuk kam keqpërdorur detyren time, në asnjë moment nuk kam tradhëtuar besimin publik të qytetarëve të komunës sonë.
Të nderuar qytetarë, ju garantoj se do te vazhdoj të kryej detyrat e mia të përditshme si kryetar komune.
Ata që gatuan dhe po vazhdojnë të thurrin kurthe, pengesa dhe skena te tilla, nuk do të më ndalin dot që programin tonë, vizionin tim për Prizrenin ta jetësojmë çdo ditë.
Deri më tani kemi realizuar rreth 2500 projekte.
ndërsa deri në fund të mandatit do ta rrumbullaksojmë numrin deri në 3000 projekte.
Ju faleminderit për mbështetje