Republika e Kosoves

Prizren

Në Prizren hapet ekspozita me temën “Amerika për Kosovën”

2013/02/20 - 12:00

Kryetari i komunës z. Muja në fjalën e tij në hapje të ekspozitës tha se, lidhjet dhe marrëdhëniet e kombit tonë shqiptar datojnë që moti me kombin amerikan. Ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye me presidentin Teodor Ruzvelt që ngritën zërin të parët në vitin e largët 1919, duke mbështetur ekzistimin e shtetit shqiptar dhe ndalimin e copëtimit të sërishëm. Duke u ndikuar edhe nga mërgata shqiptare dhe intelektualët që jetonin në Amerikë, që nga ajo kohë mbështetja e administratës amerikane nuk mungoi më asnjëherë sa i përket çështjes shqiptare. Mbështetja vazhdoi, duke u ofruar nga të gjithë presidentët amerikan, por kulmi u arrit në vitet 90’ kur edhe shpëtuan një popull të tërë në Kosovë nga degradimi, shpërngulja, gjenocidi, spastrimi etnik, krimi e vrasja nga pushtuesit fqinjë të Serbisë. Presidenti i atëhershëm Bill Klinton dhe administrata amerikane ishin iniciatorët kryesor që së bashku me aleatët tjerë të Amerikës të shtyjnë NATO-n në intervenim ushtarak, e të ndalonin luftën dhe në emër të njerëzimit e demokracisë të shpëtonin një popull të tërë, duke ofruar lirinë. Presidenti në vazhdim Xhorxh W. Bush ishte ai që vazhdoi mbështetjen për Kosovën, duke u bërë mbështetësi kryesor për pavarësimin e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.
Ndërkaq autori i ekspozitës Prof.Dr. Riza Sadiku, u shpreh tepër i kënaqur më përkrahjen që e ka gjetur në qytetin e Prizrenit, në veqanti në mbështetjen e veqantë të drejtorit të turizmit z. Samir Hoxha meqë rast është bërë e mundur sjellja e kësaj ekspozite, e para e këtij lloji në Kosovë, e cila përmban  shumë fakte dhe argumente që e dëshmojnë përkushtimin e mërgatës shiqiptare dhe personaliteteve të administratës dhe të popullit amerikan.
Samir Hoxha, drejtor i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, para të pranishmëve tha se duke e parë këtë ekspozitë shohim shumë personalitete që me punën dhe angazhime e tyre ndikuan në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Duke u kthyer në retrospektivë shohim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me atdhetarët tanë që jetuan dhe vepruan në SHBA, të cilët kanë bërë një punë kolosale për këtë vend.
Ekspozita do jetë e hapur për dy javë në qytetin e Prizrenit dhe kohëzgjatja e saj do jetë varësisht prej interesimit të qytetarëve .